Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa u harruar skandali i peshkut me krimba, AUV i refuzon kompanisë “MC Food” importin e mbi 13 tonëve peshk të ngrirë

17/07/2025 - 17:00
në Kryesore, Lajme
A A
Pa u harruar skandali i peshkut me krimba, AUV i refuzon kompanisë “MC Food” importin e mbi 13 tonëve peshk të ngrirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info në muajin maj kishte raportuae se si kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K. me pronar Izet Sheqirin i ishin zbuluar 21,874 kg mish peshku të lloji Hake (Golden) dhe Hake (Merlu) të infektur me këtë krimb të rrezikshëm. Por si duket ky nuk ka qenë një rast i izoluar për kompaninë “MC FOOD” Sh.P.K.

AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

Kompania “MC Food sh.p.k.” e biznesmenit Izet Sheqiri, e përfshirë më herët në skandale me trafikim të drogës dhe shkelje të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore, është përballur me një tjetër rast të ngjashëm. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e rreth 14 tonëve peshk të ngrirë, pasi, sipas vendimit zyrtar, ngarkesa nuk i përmbush standardet për tregun kosovar dhe është urdhëruar të kthehet në vendin e origjinës.

Gazeta Insajderi ka siguruar një dokument zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes një kërkese për qasje në dokumente publike, i cili tregon se më 21 shkurt 2025 është marrë vendim për refuzimin e importit të 13.4 tonë peshk të ngrirë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Inspektori Veterinar Kufitar, ngarkesa me peshk e llojit Merluccius hubbsi (i njohur ndryshe si hake), e eksportuar nga kompania “Metro AD” nga Shkupi dhe e importuar nga “MC Food SH.P.K.” nga Lipjani, është refuzuar për qarkullim publik në Kosovë.

Arsyeja e refuzimit, sipas dokumentit, është se ngarkesa nuk i përmbushte rregullat dhe aktet ligjore mbi importimin e dërgesës. Vendimi është marrë pas analizës e cila konstatoi parregullsi në përmbushjen e kërkesave ligjore për etiketim dhe kontroll të cilësisë.

Ngarkesa e refuzuar kishte një peshë bruto prej 13,469 kg dhe peshë neto prej 12,602 kg, dhe ishte e dedikuar për tregun kosovar.

Biznesmeni Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K., është emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese në Kosovë. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër tij në nëntor të vitit 2022, lidhur me njërin nga rastet më të mëdha të kapjes së drogës në vend – 400 kilogramë kokainë që nga Brazili përfunduan në depon e kompanisë së tij në Lipjan.

Sasia e drogës ishte zbuluar në maj të vitit të kaluar, brenda një kamioni, që mbante mish të importuar.

Kamioni, pronë e “MC FOOD”-it, kishte si destinacion përfundimtar Kosovën, ndërsa kokaina ishte fshehur në ngarkesën e mishit. Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Gazeta Insajderi, kompania është në bashkëpronësi të Izet Sheqirit dhe biznesmenit nga Shqipëria, Bledar Halilaj.

Sheqiri zotëron 60% të aksioneve të firmës, ndërsa Halilaj 40%.

“Nuk dihet se ku ndodhet i akuzuari”, shtyhet gjykimi për 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili

JU REKOMANDOJMË

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët
05/07/2026 - 17:58

Mediumi prestigjioz zviceran NZZ shkruan për GP Aviation: Borxhe milionëshe autoriteteve gjermane dhe plotë padi nga pasagjerët – Por, Qeveria e Kosovës, dy vjet më parë, madje e...

Më shumëDetails

Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit

Macron, Izraelit: Duhet ta ndalni vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
05/07/2026 - 17:14

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Siri, ku do të diskutojë me autoritetet siriane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes...

Më shumëDetails

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?
05/07/2026 - 17:02

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaiu, disa javë pas aksidentit të rëndë që pësoi, ka filluar ta marrë veten.Madje, ai ka postuar në rrjetet sociale veten duke dalë për...

Më shumëDetails

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna
05/07/2026 - 16:27

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë vendosur të mbajnë nesër një protestë para Ministrisë së Bujqësisë. Ata thonë se protesta është “e pashmangshme” pas mbylljes së përkohshme të fabrikës...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
05/07/2026 - 15:59

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e...

Më shumëDetails

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
05/07/2026 - 15:53

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë