Një aktvendim i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar nga organizata joqeveritare AVONET kundër 4 zyrtarëve komunalë në Gjilan, 3 zyrtarëve komunal të Skenderajit, Klinës, Junikut dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik “KosovaMed Healthcare”, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe pa prova ligjore.

Aktvendimi: Asnjë vepër penale nuk është vërtetuar
Në aktvendimin e datës 11.07.2025, Departamenti për Krime të Rënda konstaton se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm që personat e kallëzuar të kenë kryer ndonjë vepër penale. Hetimet katërmujore nuk zbuluan asnjë shkelje, përkundrazi, u vërtetua se procesi i tenderimit ishte ligjor dhe transparent.
“Provat e dorëzuara nga AVONET nuk kanë vlerë dëshmuese. Referencat e dorëzuara ishin të lëshuara nga personat përgjegjës dhe nuk janë fiktive,” thuhet në vendimin e prokurorisë.
Në shënjestër të kallëzimit ishin zyrtarë nga komunat e Gjilanit, Klinës, Junikut dhe Skenderajt, si dhe përfaqësuesi i KosovaMed Healthcare SH.P.K., që mori pjesë në tenderin “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale”.
Deklarata e AVONET i publikuar më 12 maj 2025, ku kjo organizatë shpërndau publikisht “hulumtimin” e saj me akuza të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve dhe kompanisë KosovaMed, pa ndonjë vendim institucional apo provë ligjore:
🔗 Hulumtimi i AVONET – Facebook, 12 maj 2025
Hulumtim i redaksisë: Afërsi me një nga konkurruesit në tender
Redaksia e Indeksonline ka zbuluar se Kenan Gashi, drejtues i AVONET, shfaqet publikisht në rrjetet sociale në afërsi me Don Viktor Sopin, Drejtor i Përgjithshëm i Caritas Kosova – organizatë që, sipas procesverbalit zyrtar të datës 08.07.2024, ka qenë pjesëmarrëse direkte në të njëjtin tender ku konkurronte edhe KosovaMed.
Dy operatorë në garë – një prapavijë e mundshme
Në këtë procedurë kanë konkurruar vetëm:
- KosovaMed Healthcare SH.P.K.
- Caritas Kosova
Kjo lidhje publike e drejtuesit të AVONET me njërin nga operatorët ekonomikë që garonin në tenderin përkatës ngre dyshime serioze për konflikt interesi dhe përpjekje për të diskredituar konkurrencën përmes kallëzimeve të rreme.
Vendimi i Prokurorisë: (ShKARKO)