Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET: Komuna e Gjilanit nënshkruan kontratë prej gjysmë milioni euro me operator që dorëzoi referenca të rreme, kërkohet hetim urgjent

12/05/2025 - 11:33
në Kryesore, Lajme
A A
AVONET: Komuna e Gjilanit nënshkruan kontratë prej gjysmë milioni euro me operator që dorëzoi referenca të rreme, kërkohet hetim urgjent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka zhvilluar një hulumtim të detajuar në lidhje me një aktivitet të prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Gjilanit, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, i cili aktivitet është titulluar “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale shëndetësore”. Gjatë këtij hulumtimi, AVONET ka identifikuar dyshime serioze për përdorim të dokumenteve të rreme nga operatori ekonomik “KosovaMed Health Care SHPK”.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga AVONET, operatori në fjalë ka paraqitur referenca të lëshuara nga komunat Klinë, Junik dhe Skenderaj, të cilat përmbajnë informacione të pavërteta në lidhje me vlerën e kontratave të realizuara. Në një rast konkret, referenca e lëshuar nga Komuna e Klinës pohon se janë realizuar shërbime në vlerë prej 550,000€, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se deri në momentin e lëshimit të asaj reference kontrata e realizuar ka qenë vetëm në vlerë prej 300,487.25€.

AVONET vlerëson se këto referenca janë përdorur me qëllim, dashje dhe vetëdije të plotë për të plotësuar kriterin e kërkuar në dosjen e tenderit të aktivitetit të prokurimit “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale shëndetësore”. Ky veprim, sipas AVONET, përbën mashtrim dhe cenon parimin e konkurrencës së drejtë në prokurimin publik.

Në këtë drejtim, Autoriteti Kontraktues – Komuna e Gjilanit, pas përfundimit të këtij aktiviteti të prokurimit, më datë 24.09.2024, ka nënshkruar kontratën në vlerë totale prej 449,683.20 euro me operatorin ekonomik “KosovaMed Health Care SHPK”.

AVONET shpreh shqetësim të thellë ndaj anëtarëve të Komisionit Vlerësues të ofertave dhe Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, të cilët kanë dështuar të ushtrojnë detyrën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë ligjore. Sipas organizatës, kjo është manifestuar me ofrimin e kundërligjshëm të përfitimit të dobisë pasurore për një operator ekonomik, përmes ekzekutimit të kontratës së aktivitetit të prokurimit të zhvilluar nga Komuna e Gjilanit.

Komisioni kishte për obligim të verifikonte saktësinë e dokumenteve të ofertuara dhe të sigurohej që operatorët ekonomikë nuk kishin paraqitur informacione të pavërteta për të përfituar kontratën. Kjo mospërfillje dhe neglizhencë, sipas AVONET, përbën jo vetëm shkelje të rregullave të përcaktuara në legjislacionin primar dhe sekondar në fushën e prokurimit publik, por ngrit edhe dyshime serioze për bashkëpërfshirje apo tolerim të qëllimshëm të mashtrimit në prokurim publik.

Në këtë drejtim, AVONET i është drejtuar me kërkesë për inicim të hetimeve Prokurorisë Themelore në Gjilan, nën dyshimin se nga të gjithë personat e përfshirë në këtë rast janë kryer këto vepra penale: Mashtrimi me prokurim publik (neni 415 i KPRK-së), Deklarim i rremë nën betim (neni 383 i KPRK-së), dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414 i KPRK-së). AVONET shpreh besim të plotë në punën profesionale të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe pret një hetim të plotë në përputhje me autorizimet ligjore për këtë rast.

Gjithashtu, AVONET njofton publikun se më datë 14.04.2025 i është drejtuar me kërkesë për marrjen e masave Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ashtu siç është i obliguar me normat e neneve 56 dhe 99 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës. Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse i njëjti ka zbatuar apo jo detyrimin e tij ligjor.

Për këtë arsye, AVONET edhe një herë, kësaj radhe publikisht, i ka bërë thirrje urgjente Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, që të ndërmarrë menjëherë hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore në drejtim të vendosjes së ligjshmërisë në lidhje me këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë