Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare, ku më të ngarkuarat aktualisht janë Dheu i Bardhë dhe Muçibaba.
Sipas njoftimit zyrtar, në këto dy pika kufitare po pritet deri në 30 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.
Ndërkohë, në Merdarë dhe Vërmicë pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
Në të gjitha pikat tjera kufitare, fluksi është më i ulët dhe nuk raportohet për pritje të theksuara.
