Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Keqpërdorim i pozitës |Denoncohet në Prokurori shefi i tenderëve të Bankës Qendrore të Kosovës

01/08/2025 - 16:21
në Lajme
A A
Shqetësimet e SHBA dhe BE për ndalimin e dinarit, BQK del me 20 sqarime për Rregulloren e re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i tenderëve në BQK, Valon Lepaja është denoncuar në Prokurori. Firma private që e bëri këtë, po e akuzon se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Lepja deri tash nuk ka pranuar që të përgjigjet

Në vitin 2024 Banka Qendrore e Kosovës kishte shpallur një tender për furnizim me gjenerator, një pajisje kjo tejet e domosdoshme për institucionin në të cilin ruhen të dhënat e krejt parave të qytetarëve të Republikës.

Interesim për këtë tender kishte shprehur edhe firma private “Okta Electronics”, që drejtohet nga Avni Veseli.

Por, derisa ai, në kallëzimin penal të deponuar në Prokurori, thotë se i plotësonin kushtet për tu shpërblyer me kontratë, akuzon shefin e tenderëve në BQK, Valon Lepaja se e anuloi më shumë se një herë këtë tender.

Për këtë,, ai po pretendon që shefi i prokurimeve në BQK, Lepaja ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i Kodit Penal të Kosovës.

Por, si ndodhi krejt ky veprim i Lepajës, sipas denoncuesit, dokumentin e të cilit e ka siguruar Insajderi?

“Ne kemi aplikuar për herë të parë në vitin 2023, për të njëjtin Tender ”Furnizim me gjenerator për nevoja të BQK-së”, pranë BQK-së me Nr të prokurimit BQK 23 051 121. Po në këtë tender ne kemi dhënë ofertë në shumën prej 76,950.00 Euro për dallim me ofertuesin e dytë, i cili kishe dhënë ofertë prej 77,787.00 Euro. Ku i njëjti tender ishte anuluar pa dhënë ndonjë arsye konkrete», thuhet në denoncimin e firmës private kundër Lepajës.

Po ashtu pas anulimit, sipas denoncuesit, tenderi u ri-hap edhe një herë po nga Lepaja.

“..kemi aplikuar përsëri për herë të dytë për tenderin ”Furnizim me gjenerator për nevoja të BQK-së” pranë BQK-së me Nr. prokurimit BQK 24 009 121. Ne në tenderin e dytë kemi jap ofertë me shumën e çmimit 74,45().0() euro, shumë kjo që është ekuivalente me obligimet e shërbimit-furnizimit ndaj BQK-së”, thuhet në kallëzimin penal.

Mirëpo përsëri tenderi I dytë ishte anuluar. Po nga departamenti që drejtohet nga Valon Lepaja.

“është anuluar pa as edhe një format, e ne kemi parashtruar ankesë ne BQK për qasje në dokumente dhe me vendim është refuzuar pjesërisht dhe jemi udhëzuar që të bëjmë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi”, i rrëfen biznesmeni Prokurorisë.

Ai thotë se duke marrë parasysh “që kemi qenë ofertues serioz dhe njëherit duke pasur dyshime për tenderin në fjalë, pasi që është anuluar për të dytën herë rresht, ne kemi ndjekur procedurat”.

Çka gjeti në këto letra?

Sipas denoncimit, del që firma që tashmë ka ushtruar kallëzim penal për këtë tender të furnizimit me gjenerator për BQK-në, në fakt ishte përzgjedhur si fituese e tenderit nga komisioni.

“Pas pranimit të Ankesës që e kemi parashtruar në Agjenci për Informim dhe Privatësi është obliguar Banka Qendrore e Kosovës — divizioni I prokurimit që të hapë dosjen dhe te na dërgojë raportin e vlerësimit nga ana e komisionit dhe në të njëjtin vlerësim del të jetë që ne jemi përzgjedhur nga anëtarët e komisionit”, thuhet në kallëzim penal dhe ngritën dyshime që vet shefi i prokurimeve, Valon Lepaja, e anuloi tenderin për t’ia dhënë një firme tjetër pastaj.

Gazeta Inajderi e ka pritur për javë të tëra zyrtarin e BQK-së, Valon Lepja për ta komentuar këtë denoncim, duke i ofruar edhe një kopje të dokumentit, por i njëjti nuk është përgjigjur deri tash.

As Prokuroria nuk ka konfirmuar as nisjen e hetimeve, as nëse të njëjtat i ka mbyllur dhe sipas ligjit të ofroi qasje në dokumentin eventual të mbylljes së hetimeve.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?
Lajme

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim “Jetimave të Ballkanit”

05/08/2025 - 22:57
Parashikimi i motit, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan – temperaturat deri në 36°C
Lajme

Parashikimi i motit, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan – temperaturat deri në 36°C

05/08/2025 - 22:47
Gashi paralajmëron për publikim të videove të Radojçiqit “me do do që e kanë puthë ka tri herë në faqe”
Lajme

Gashi për Radomir Laban: Ata që në vitin 2018 ishin në pushtet lejuan që një gjyqtar i Kushtetueses të vendosë për fatin e Kosovës

05/08/2025 - 22:28
Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
Lajme

LDK-ja beson në vendim të drejtë të Kushtetueses

05/08/2025 - 22:19
Koci: Situata është serioze, po na rrezikohet shtetësia
Lajme

Koci: Situata është serioze, po na rrezikohet shtetësia

05/08/2025 - 22:16
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit
Lajme

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

05/08/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

    ‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Para një viti ishte arrestuar për mashtrim – Rrahet brutalisht komandant Hekuran Hoda nga disa persona në Gjakovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Detyrim e shmangie nga tatimi, Nexhmi Krasniqi u kap duke marrë 30 mijë euro

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë