Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryeministri Agim Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza

14/07/2025 - 16:30
në Lajme
A A
Ish-kryeministri Agim Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

Në gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit.

Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri. Anëtarë të trupit gjykues ishin gjykatësit Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili veç e veç dënohen me nga 1 vit burgim.

Gjykatësi Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Gjykatësi tha se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale. Kurse, për Lushtakun dhe Elezajn, Gjykata gjeti se nuk janë fajtorë pasi nuk e kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur të identifikojë secilin veç e veç prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranit, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzojnë statusin e veteranit ata 19 mijë e 500 persona apo jo.

Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që pëmes komisioneve përkatëse në procedurë administrative të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19 mijë e 500 veteranëve si në shtojcën e Prokurorisë Speciale në afat prej 1 viti pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Të akuzuarit që u dënuan obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale – paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 200 euro dhe në emër të taksës në fondin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditësh nga dita kur ky aktgjykim të marrë formën e prerë.

E dëmtuara Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Prezent në shpallje ishin prokurori special Valdet Gashi dhe i akuzuari Sadik Halitjaha.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues më 19 janar 2021.

Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi. Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkoheshin me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Hamza pret lirimin e ish-krerëve të UÇK’së: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm

Hamza pret lirimin e ish-krerëve të UÇK’së: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm
16/08/2026 - 20:19

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kanë mbetur edhe 30 ditë deri më 16 shtator, datë që, sipas tij, shënon fundin e procesit gjashtëvjeçar ndaj Hashim...

Më shumëDetails

Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të huaj për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të huaj për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore
16/08/2026 - 20:17

Dy shtetas të huaj janë ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike. Policia e Kosovës ka njoftuar përmes...

Më shumëDetails

Nesër dhe të premten deri në 34 gradë, çfarë moti na pret javën e ardhshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
16/08/2026 - 20:07

Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat do të lëvizin...

Më shumëDetails

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”
16/08/2026 - 19:59

Deputeti i PDK-së dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri, dhe Halil Geci, babai i ish-deputetit të Guxo-s, Fatos Geci, janë përplasur publikisht pas një...

Më shumëDetails

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor
16/08/2026 - 19:37

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private kemi hasur në një rast të veçantë. Kjo pasi që nuk publik nuk paraqitet as si klinikë, as qendër estetike apo me...

Më shumëDetails

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
16/08/2026 - 18:50

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë. Rasti është bërë i diturnga Policia e Kosovës. Policia njoftoi se kanë dalë në vendin e ngjarjes së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë