Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë.
Rasti është bërë i diturnga Policia e Kosovës. Policia njoftoi se kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me stafin mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e tij pas raportimit për incidentin.
Sipas policisë, viktima është një mashkull, shtetas i Kosovës, ndërsa nuk dihet shkaqet e vdekjes së tij.
Po ashtu, ende nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e personit.
Rasti mbetet nën hetime.












