Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi

08/08/2025 - 20:47
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet Fatmir Gërbeshi  – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liridon Osmani nga Komuna e Vushtrrisë, nuk po gjen rehati pas blerjes së një prone në këtë komunë.

Më 6 gusht, derisa kishte shkuar në pronën që tashmë e kishte përkthyer në emrin e tij, për të bërë disa rrënime të objekteve të pabanueshme aty.

Por, Liridon Osmani ka deklaruar se një person i quajtur Egzon Musliu, kishte ardhur tek prona dhe i kishte dhënë telefonin e tij punëtorit që Osmani e kishte kontraktuar për rrënim.

Përmes telefonit, Osmani thotë se Fatmir Gërbeshi i kishte thënë që të ndalte punën.

Osmani kishte refuzuar që punëtori të ndalte punën, ndërsa pas pak kohe thotë se aty kishte ardhur edhe babai i Fatmir Gërbeshit, Avdullah Gërbeshi.

“Don me na nxjerr punë edhe mu edhe vetes” – Liridon Osmani pretendon se këto ishin fjalët me të cilat i ishte drejtuar Avdullah Gërbeshi në pronën e tij, të cilat Osmani i kishte konsideruar si kanosje.

Pasi policia kishte ndërhyrë, të dyja palët ishin shoqëruar në polici.

Avokati i Avdullah Gërbeshit, ka deklaruar se klienti i tij i ka mohuar të gjitha këto akuza në polici.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se janë dërguar në mbajtje dy persona, Fatmir Gërbeshi dhe Egzon Musliu, të dyshuar për veprën penale “Detyrim”.

Cila është historia e Liridon Osmanit me anëtarët e familjes Gërbeshi?

Liridon Osmani kishte vendosur të blejë një pronë në Vushtrri, për të cilën kishte bërë marrëveshje me pronarin që e kishte parcelën në emrin e tij.

Por, Osmani kishte deklaruar se menjëherë pas marrëveshjes me pronarin e parcelës, ishte kontaktuar nga anëtarë të familjes Gërbeshi, të cilët i kishin kërkuar të tërhiqej nga marrëveshja me pretendimin se parcela ishte e tyre. Kjo sipas Osmanit nuk qëndron dhe mund të dëshmohet me dokumente.

Pasi nuk kishte pranuar të tërhiqej, Osmani pas disa muajsh ishte sulmuar fizikisht gati për vdekje, më pas bashkëshortja e tij ishte përcjellur me motor derisa ishte në automjetin e saj në Vushtrri, shtëpia i ishte sulmuar me breshëri plumbash nga një person i panjohur, duke i rrezikuar kështu Osmanit edhe familjarët që ishin në shtëpi.

E për të gjitha këto ngjarje, Osmani po drejton gishtin nga anëtarët e familjes Gërbeshi në Komunën e Vushtrrisë. Këto dyshime, Osmani thotë se i ka deklaruar edhe në polici, të cilën e kishte njoftuar edhe për kërcënimet që kishte pranuar në fillim, para se të blinte parcelën.

Osmani kishte deklaruar për Gazetën Nacionale se pasi ishte sulmuar fizikisht, kishte dyshime ndaj atyre që e kishin kërcënuar, pasi që sipas tij nuk kishte ndonjë problem me dikë tjetër. Prokuroria Themelore në Mitrovicë është ende duke e hetuar këtë rast.

Pas disa javës nga sulmi që i kishte ndodhur, bashkëshortja e Liridon Osmanit ishte përcjellur në qytet nga një motor ku ishin dy persona. Për këtë rast, policia kishte arrestuar një person të dyshuar, Arianit Gërbeshin. I njëjti ishte dërguar në paraburgim për 30 ditë, por ishte liruar nga paraburgimi pas ankesës në Gjykatën e Apelit.

Ani pse kishte menduar se problemet dhe presionet ndaj tij do të ndalonin, pasi që tashmë policia ishte në dijeni për rastet që po i ndodhnin, disa ditë më vonë shtëpia e Liridon Osmanit ishte sulmuar me breshëri plumbash nga një person i panjohur. Policia kishte arritur të gjente vetëm motorin që kishte përdorur i dyshuari, por nuk kishte arrestuar asnjë person të dyshuar.

Megjithatë, Liridon Osmani dëshmon se tashmë e kishte blerë parcelën në fjalë dhe e kishte përkthyer në emrin e tij nga pronari real i tokës, i cili sipas Osmanit është i gatshëm të dëshmojë edhe në Gjykatë që nuk kishte ndonjë marrëveshje paraprake me askënd për shitjen e asaj parcele, përpos me Liridon Osmanin.

Disa nga anëtarët e familjes Gërbeshi nuk është hera e parë që përballen me drejtësinë. Ata kanë qenë të arrestuar edhe më herët për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe fajden.

Ndërkaq, për rastin e fundit ndaj Liridon Osmanit, në mbajtje gjenden Fatmir Gërbeshi dhe Egzon Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Xhevdet Tolaj dyshohet se sulmoi protestuesit në Pejë, arrestohet nga Policia

Xhevdet Tolaj dyshohet se sulmoi protestuesit në Pejë, arrestohet nga Policia
30/10/2026 - 15:21

Policia ka arrestuar një qytetar që dyshohet se ka sulmuar protestuesit gjatë protestës së mbajtur në Pejë. Sipas burimeve të Indeksonline, personi i dyshuar për këtë përleshje është...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa
30/10/2026 - 15:14

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 19 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy...

Më shumëDetails

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj
30/10/2026 - 14:46

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po intervistohet në cilësinë...

Më shumëDetails

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)
30/10/2026 - 14:14

Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërshtuar vrasjen e grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë. Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur parullën “A...

Më shumëDetails

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
30/10/2026 - 13:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Rama pritet të intervistohet sot lidhur me projektin “Arkitekti i...

Më shumëDetails

Lista Serbe në panik pas zgjedhjeve në Serbi: Do angazhohemi që të mos ndalen ndihmat sociale nga Beogradi

Lista Serbe në panik pas zgjedhjeve në Serbi: Do angazhohemi që të mos ndalen ndihmat sociale nga Beogradi
30/10/2026 - 13:18

Lista Serbe, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në Serbi, ku fitoi Lista Studentore. Lista Serbe, përmes një komunikate për media në Facebook, ka miratuar disa pika, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë