Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

13/08/2025 - 17:36
në Lajme
A A
Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje.

“Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi më 13 gusht.

Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”.

Sipas tij, kjo çështje do të duhet të zgjidhet gjatë rrugëtimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirëpret çdo masë që do t’i rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve.

Megjithëse rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE-ja, u zhvillua më 10 qershor, të dyja vendet nuk kanë mbajtur një takim në nivel të lartë që nga shtatori 2023. Ai takim ishte zhvilluar vetëm disa ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit, duke vrarë një polic.

Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë. Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se qëndron prapa tij.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi Austrinë si “vend shumë të rëndësishëm” për shtetin e tij, duke shtuar se Vjena gjithmonë e ka ndihmuar Beogradin në rrugën evropiane.

“Sot biseduam për të gjitha çështjet e rëndësishme, nga reformat në Serbi në fushën e sundimit të ligjit deri te nevoja e dialogut me Prishtinën si mënyra e vetme për të tejkaluar tensionet dhe krizën ekzistuese. Në të njëjtën kohë, theksuam nevojën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin”, deklaroi Vuçiq.

Kancelari Stocker, gjatë konferencës për media me Vuçiqin, po ashtu shprehu mbështetje për rrugëtimin evropian të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, teksa kërkoi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet destabilizuese.

“Për aq më tepër më është e rëndësishme të përmend se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor i përkasin pandashëm familjes evropiane dhe është me rëndësi që rajoni të mbrohet nga përpjekjet për destabilizim dhe që shtyllat themelore të BE-së – të drejtat e njeriut, liria e shprehjes dhe bashkëjetesa demokratike – të përcillen edhe jashtë saj”, tha Stocker.

Ai tha se rruga drejt BE-së nuk është një rrugë njëkahëshe dhe se sundimi i ligjit, si një nga vlerat qendrore të BE-së, është një nga parametrat për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak tha se shenja e angazhimit ndaj vlerave të BE-së duhet të jetë e dukshme edhe në politikën e jashtme, ku Serbia ka një shkallë të përafrimit prej rreth 60 për qind, pasi Beogradi shmang të harmonizohet me masat kundër Rusisë dhe Kinës.

Stocker tha se është e rëndësishme që procesi i zgjerimit të BE-së të bëhet më i prekshëm edhe për qytetarët, si dhe që për të gjithë kandidatët të vlejnë të njëjtat rregulla dhe kritere, duke u shprehur në favor që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim të përfshihen në zonën e roaming-ut të BE-së.

Sa i përket thirrjes për harmonizim më të madh me BE-në në fushën e politikës së jashtme, Vuçiq tha se Serbia “ka dhënë gjithçka nga vetja” për të shpjeguar pozicionin e Beogradit.

Serbia deri më tani u ka refuzuar thirrjeve të vazhdueshme që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Beogradi, që ka raporte të mira me Moskën, ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara përmes së cilave është dënuar pushtimi rus i Ukrainës, por nuk ka vendosur sanksione. /REL/

JU REKOMANDOJMË

“Bisha” e Trump dhe “Aurusi” i Putinit, vëmendje botërore edhe për veturat e dy liderëve
Lajme

“Bisha” e Trump dhe “Aurusi” i Putinit, vëmendje botërore edhe për veturat e dy liderëve

15/08/2025 - 23:19
Putini e kishte veturën me vete, por vetë preferoi “Bishën” amerikane
Lajme

Putini e kishte veturën me vete, por vetë preferoi “Bishën” amerikane

15/08/2025 - 23:11
KEK hap tender 85 mijë euro për blerjen e dy xhipave
Kryesore

KEK hap tender 85 mijë euro për blerjen e dy xhipave

15/08/2025 - 22:59
Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?
Lajme

Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?

15/08/2025 - 22:53
Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus
Kryesore

Ballë për ballë me Putin, Trump në stilin e tij i duartrokiti liderit rus

15/08/2025 - 22:49
Zelensky mesazh SHBA-së: Forca, mos gaboni
Kryesore

Zelensky mesazh SHBA-së: Forca, mos gaboni

15/08/2025 - 22:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lista Serbe me ‘aminin’ nga Beogradi merr pjesë në zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U arrestua muajin e kaluar për detyrim dhe prezantim të rremë, Naim Bazaj certifikohet si kandidat për kryetar të Drenasit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë