Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë

16/08/2025 - 09:12
në Lajme
A A
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHKU-ut, ka ngritur shqetësimin se edhe këtë vit shkollor nxënësit mund të mos jenë të pajisur me tekste mësimore që nga dita e parë e shkollës.

Shala në një prononcim për GazertaBlic, thotë se ndryshe nga vitet e kaluara, kur tekstet shpërndaheshin në shkolla para fillimit të vitit shkollor, tani familjet po përballen me vonesa dhe vështirësi në pajisjen e fëmijëve me materialet e nevojshme.

“Urojmë që nxënësit të jenë të pajisur me tekste dhe mjete të tjera mësimore që nga 1 shtatori mirëpo nëse vazhdohet prap ajo mënyra sikurse dy vitet e kaluara me subvencionim, nxënësit që ditën e parë ndoshta mund të jetë një pjesë e nxënësve që vijnë nga familje më të pasura të pajisur me tekste, ndërsa pjesa dërrmuese e nxënësve natyrisht që nuk do të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme ngase vet mënyra e subvencionimit e jo sigurimi i librave në shkollat e tyre sikurse viteve më herët që ishin librat para 1 shtatorit në shkollë dhe mësimdhënësit ua shpërndanin nxënësve ato tekste shkollore , tani këtë vit vetë fakti deri sa prindërit dhe familjet të subvencionohen po kërkon kohë. Urojmë që të jenë të pajisur por gjasat janë shumë të vogla që pjesa më e madhe e nxënësve të jetë pasi që nxënësit të cilët vijnë nga familje me kushte më të rënda ekonomike, prindërit e tyre ndoshta edhe kur po subvencionohen me ato mjete, ti përdorin për nevoja të tjera elementare”, tha ajo.

Në anën tjetër, SBASHK-u ka përcaktuar 20 gushtin si afatin e fundit për fillimin e dialogut me Ministrinë e Arsimit. Në rast të mungesës së përgjigjes, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet për të shqyrtuar veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

“I kemi shpalosur disa nga kërkesat dhe aty kemi marrë si vendim që nëse Ministria e Arsimit nuk e fillon dialogun deri më 20 gusht atëherë pas 20 gushtit do të mbledhet këshilli drejtues i SBASHK-ut si organi më i lartë i SBASHK-ut në mes të dy kongreseve dhe do analizojë gjendjen dhe mund të shkohet me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën. Si kërkesë e SBASHK-ut është që menjëherë të fillojë dialogu me Ministrinë e Arsimit me qëllim të bashkëbisedimit dhe realizimit të kërkesave të punëtorëve të arsimit, si kërkesë e tyre është edhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nga korriku i vitit 2024 për pagesën e përvojës së punës ngase për 15 vitet e para është duke e paguar me 0.25 ndërsa Gjykata Kushtetuese ka sjellur si vendim të bëhet pagesa prej 0.5% dhe që nga viti 2024 të gjithë punëtorët e arsimit janë duke u dëmtuar në pagë për 4 % edhe përkundër të ngritjes enorme të cmimeve të produkteve elementare për jetesë”, shprehet ajo.

Shala po ashtu kritikoi Ministrinë për mosnisjen e negocimit të kontratës së re kolektive, ndonëse drafti është dorëzuar që më 2 tetor të vitit 2024.

“Drafti i kontratës kolektive nga SBASHK-u është dorëzuar me 2 tetor 2024 dhe që nga ajo periudhë edhe përkundër asaj që ne kemi përcaktuar me anëtarët  për negocim dhe nënshkrim ne nuk kemi marr fare ftesë nga Ministria për fillimin e negocimit për Kontratën e re kolekive. Natyrisht që është dashur deri më tani edhe të bëhet nënshkrimi, ka kaluar kohë e gjatë. Pastaj kemi ngritjen e vlerës së koeficientit në ligjin e pagave, tani më janë bërë dy vite që vlera e koeficientit në ligjin e pagave nuk është ngritur edhe përkundër të ngritjes së inflacionit”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se kanë dërguar edhe një inciativë qytetare me nënshkrime në Kuvend, që ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti për mësimdhënësit të cilët kanë punuar në vitet 90/99.

“Po ashtu kemi dërguar një iniciaativë qytetare prej 20606 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës dhe ende nuk është filluar procesimi për këtë iniciativë qytetare që ka të bëjë me plotësim- ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti ku mësimhdënësve të cilët kanë punuar në vitet 90/99 nuk po i u numërohen si vite kontributdhënëse , ndërsa ne e dimë që ato janë vite kontributdhënëse. Atyre thjesht po i’u numërohen si vite pas-pensionimit por jo si kontributdhënëse. Ngase Kontributet në ato kohë janë menaxhuar nga Serbia dhe natyrisht që punëtorët e arsimit edhe në atë kohë kanë kohë kanë punuar, e që njihen si vitet më të cmuara që e mbajtën gjallë arsimin në Kosovë”, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë
Lajme

Matjet e Gallup tregojnë për jetë më të mirë në nivel global, trend “lulëzimi” edhe në Evropën Juglindore, Kosova po ashtu del mirë

16/08/2025 - 20:15
Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit
Lajme

Musliu: Vuçiq e Lista Serbe i humbën kohë ndërkombëtarëve, Kosova veproi drejt që i rezistoi presionit

16/08/2025 - 20:07
Putin kërkon dorëzimin e Donetskut për fundin e luftës, Trump përcjell mesazhin tek Zelensky
Lajme

Putin kërkon dorëzimin e Donetskut për fundin e luftës, Trump përcjell mesazhin tek Zelensky

16/08/2025 - 20:04
Reuters: Trump ia përcolli Zelenskyt kërkesën e Putinit për më shumë territor ukrainas
Lajme

Reuters: Trump ia përcolli Zelenskyt kërkesën e Putinit për më shumë territor ukrainas

16/08/2025 - 19:56
Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
Lajme

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

16/08/2025 - 19:53
Putini pas takimit me Trumpin: Diskutime të sinqerta dhe përmbajtësore
Lajme

Putini pas takimit me Trumpin: Diskutime të sinqerta dhe përmbajtësore

16/08/2025 - 19:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Lista Serbe me ‘aminin’ nga Beogradi merr pjesë në zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Trump telefonon Zelenskyn pas takimit me Putinin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë