Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis shkyçja e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji elektrike, Muhaxheri: Rrezikohet kolaps ekonomik – Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi

16/08/2025 - 10:27
në Lajme
A A
Nis shkyçja e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji elektrike, Muhaxheri: Rrezikohet kolaps ekonomik – Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është dita e fundit e afatit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë u ka dhënë bizneseve të nënshkruajnë kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar nga ZRrE.

Të gjitha bizneset që nuk e kanë siguruar këtë kontratë, do mbesin pa energji elektrike.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar njohësi i ekonomisë Arton Muhaxheri, i cili thotë se bizneset nuk janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por e kundërshtojnë mënyrën si po zbatohet ky proces.

“Fillimisht duhet të bëhet e qartë për opinionin publik se asnjë biznes nuk është kundër liberalizimit të tregut të energjisë. Përkundrazi, bizneset janë të vetëdijshme se ky është një proces qe duhet te ndodhë. Por, ajo që kundërshtohet me të drejtë është mënyra se si po implementohet ky proces: me nguti, pa transparencë dhe pa faza tranzicionale që do të siguronin kalim të qetë dhe të drejtë në tregun e lirë”, tha ai.

Ai paralajmëron se shkyçja e bizneseve nga rrjeti elektrik do të kishte pasoja serioze, jo vetëm për kompanitë individuale, por për gjithë ekonominë e vendit.

“Në anën tjetër, shkyçja eventuale nga rrjeti elektrik e të gjitha bizneseve që nuk kanë kontrata për furnizim në tregun e ashtuquajtur “të lirë” të energjisë, nuk është thjesht problem vetem për ato kompani. Një masë e tillë jo vetëm që do t’i kolapsonte bizneset si subjekte ekonomike, por do të rrënonte zinxhirin e prodhimit, do të dëmtonte punësimin dhe përfundimisht do të godiste rëndë gjithë ekonominë e Kosovës”, u shpreh tutje.

Muhaxheri i bën thirrje institucioneve që të marrin përgjegjësi për dizajnin e tregut të energjisë dhe të shmangin masat drastike si shkyçja.

“Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për dizajnin e një tregu të cilin vetë bizneset nuk e kanë mundësi ta funksionalizojnë, dhe në vend të masave drastike si shkyçja, duhej të sigurohej një plan tranzicioni i drejtë dhe i qëndrueshëm, ku interesat e bizneseve dhe ekonomisë kombëtare vendosen mbi formalizmat burokratike”, përfundoi ai për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë
Lajme

Mediumi amerikan zbuloi detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025 - 15:29
Maqedonia e Veriut: 6 milionë euro për inteligjencë artificiale, asnjëri projekt funksional
Lajme

Maqedonia e Veriut: 6 milionë euro për inteligjencë artificiale, asnjëri projekt funksional

16/08/2025 - 15:19
KQZ s’ia certifikon Fehmi Kupinës “Lidhjen e Prishtinës”: Emertimi i ngjan LDK-së
Lajme

KQZ s’ia certifikon Fehmi Kupinës “Lidhjen e Prishtinës”: Emertimi i ngjan LDK-së

16/08/2025 - 15:13
Mehmetaj: Juve qe po iu shkyçet rryma, mos harroni, kompania e Luan Dalipit po iu pret si kliente
Lajme

Mehmetaj: Juve qe po iu shkyçet rryma, mos harroni, kompania e Luan Dalipit po iu pret si kliente

16/08/2025 - 15:01
BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Kaja Kallas
Lajme

BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Kaja Kallas

16/08/2025 - 14:45
Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
Lajme

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive

16/08/2025 - 14:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    Vetëvendosjes në Mitrovicë s’i ndalen telashet, ndryshon sërish listën për Asamble Komunale

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Zbulohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Belgjikë, mbahej e fshehur për shkak të Serbisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Lista Serbe me ‘aminin’ nga Beogradi merr pjesë në zgjedhjet lokale, këta janë kandidatët

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Trump telefonon Zelenskyn pas takimit me Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kujt i bërtiti Putin në takimin që ka nisur me Trump?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë