Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja refuzoi kërkesën e Labanit për përjashtim nga vendimmarrja

18/08/2025 - 15:46
në Lajme
A A
Kushtetuesja refuzoi kërkesën e Labanit për përjashtim nga vendimmarrja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se më 7 gusht, gjyqtari Radomir Laban – për të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte thënë se përbën rrezik për rendin kushtetues të vendit – kishte kërkuar të përjashtohej nga vendimmarrja në rastet që lidhen me bllokadën në Kuvend.

Kushtetuesja u shpreh se kërkesa e tij iu refuzua njëzëri.

“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Reagimet për shkarkimin e Labanit, kishin ardhur pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila të martën tërhoqi një kërkesë që e kishte drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Osmani është shprehur se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Llaban.

Ndërkaq, pas vendimit të Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thirri konferencë të dielën prej ku deklaroi se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb, Radomir Laban, dyshohet se është agjent i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë (BIA).

“Serbia vazhdon të përdorë agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në bazë të informacioneve të institucioneve relevante të sigurisë, dyshohet se është një prej bashkëpunëtorëve të BIA-s”, ishte deklarata e Haxhiut, të dielën.

Labani, sipas saj, ishte arrestuar sa ishte zyrtar për inteligjencë në Doganën e Serbisë në vitin 2006, kur edhe u komprometua nga BIA dhe u zhvendos në Kosovë. Gjithashtu, ajo ka vlerësuar se Labani ka raporte të mira edhe me kryebanditin serb, Milan Radoiçiç, përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë/Zveçan më 2023.

Shkarkimin e një gjykatësi të kushtetueses e bën presidenti i Kosovës. Por, propozimi për shkarkimin e tij paraprakisht duhet të bëhet nga dy e treta e gjyqtarëve të kushtetueses – që ka gjithsej nëntë gjykatës – dhe kjo kërkesë t’i dërgohet presidencës, në bazë të procedurave që janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit
Lajme

Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit

18/08/2025 - 19:36
Zelensky falënderon Melanian për letrën drejtuar Putinit
Lajme

Zelensky falënderon Melanian për letrën drejtuar Putinit

18/08/2025 - 19:31
Donald Trump e pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
Kryesore

Donald Trump e pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

18/08/2025 - 19:25
Gjykata konstatoi se Dehari ka tejkaluar mandatin gjatë seancave, Dimal Basha e përjeton si humbje të VV’së aktgjykimin
Lajme

Gjykata konstatoi se Dehari ka tejkaluar mandatin gjatë seancave, Dimal Basha e përjeton si humbje të VV’së aktgjykimin

18/08/2025 - 19:14
Mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë edhe kancelari gjerman dhe presidenti i Finlandës
Kryesore

Mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë edhe kancelari gjerman dhe presidenti i Finlandës

18/08/2025 - 19:11
“Torcida” e hap Fan Shop-in zyrtar në Mitrovicë, nënkryetari Arian Tahiri e bën “përhajr”
Lajme

“Torcida” e hap Fan Shop-in zyrtar në Mitrovicë, nënkryetari Arian Tahiri e bën “përhajr”

18/08/2025 - 19:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arsyetimi i Kushtetueses, ja pse Dehari e shkeli Kushtetutën dhe pse Haxhiu mund të kandidohet vetëm tri herë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë