Fan Shop-i i tifozërisë mitrovicase “Torcida” nga sot ka objektin e vet.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh kandidati për kryetar, Arian Tahiri, njoftoi se hapësira iu është ndarë grupit të parë të tifozëve shqiptarë për të lehtësuar organizimin e tyre.
Tahiri, i cili tha se është rritur me Torcidën, vizitoi lokalin e ri për të uruar tifozët dhe për të marrë disa simbole të klubit për sezonin e ri.
Ai shtoi se Komuna e Mitrovicës ka mbështetur vazhdimisht sportin dhe tifozërinë, ndërsa theksoi se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Urimet për hapjen e fan shop-it i shoqëroi me simbolet e njohura të Torcidës.