Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama del t’i bëjë reklamë rrugës “Rexhep Luci”, lavdëron pllakat “italiane” me origjinë të dyshimtë “Made in Malisheva”

20/08/2025 - 19:36
në Lajme
A A
Përparim Rama del t’i bëjë reklamë rrugës “Rexhep Luci”, lavdëron pllakat “italiane” me origjinë të dyshimtë “Made in Malisheva”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Sokol Havolli, kanë vizituar punishten e rrugës “Rexhep Luci”, e cila është duke u shndërruar në shesh. Vizita është shoqëruar me humor, ku Rama dhe Havolli janë dëgjuar duke bërë shaka për punimet që po zhvillohen.

Përparim Rama: Ky është shekulli 12 a?
Sokol Havolli: Mos e përmend shekullin 12 se vijnë na bllokojnë punën -Kështu flasin në një video të publikuar nga Havolli, ku shfaqen bashkë me Kryetarin Rama gjatë inspektimit.

Kompania që ka fituar kontratën për shndërrimin në shesh të rrugës “Rexhep Luci” në Komunën e Prishtinës, “Flamuri V”, ka shtuar dyshimet me një veprim që ka bërë pas raportimeve për mospërputhje të pllakave “travertinë italiane”, siç kërkohej në specifikat e dosjes së tenderit nga komuna e udhëhequr nga Përparim Rama. Ata kanë larguar pllakat nga qeset që tregonin se pllakat janë marrë nga “Fabrika e Gurit” në Malishevë.

Në kontratën për “Rekonstruimin e rrugës Rexhep Luci dhe Qamil Hoxha”, janë parashikuar 3,758 metra katrorë pllaka “Travertinë Italiane” me vlerë prej rreth 244,000 euro, vetëm për rrugën “Rexhep Luci”. Në kërkesat specifike të dosjes së tenderit kërkohej që origjina e tyre të ishte nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, pak ditë më parë, mediumi Demokracia ka publikuar disa fotografi që tregojnë paketimet e pllakave të magazinuara në hapësirat e punishtes, ku shfaqet etiketimi “Fabrika e gurit” nga Kijeva e Malishevës, me përshkrimin “Made in Kosova”, duke ngritur dyshime për përputhshmërinë e materialeve të përdorura. Ani pse në to shkruan edhe “travertin”, prodhuesi shkruan që është Kosova, dhe nuk dihet asgjë për origjinën.

Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar kompaninë kontraktuese, “Flamuri V Sh.P.K.”, për ta pyetur nëse pllakat që po shtrohen në rrugën që po destinohet të shndërrohet në shesh janë në përputhje me kërkesat specifike të dosjes së tenderit. Ata në një përgjigje për mediumin kanë thënë se janë në përputhshmëri të plotë me atë që po kërkon Komuna e Prishtinës dhe se kjo e fundit i ka inspektuar ato.

“Ju njoftojmë që produkti i cili përdoret në këtë projekt është në përputhje të plotë me specifikat teknike të kontratës. Si dhe ju njoftojmë se inspektimet e materialeve dhe punimeve bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga A.K.“, thuhet në përgjigjen e Flamuri V SH.P.K.

Gazeta Insajderi për të njëjtën çështje ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por e njëjta s’është përgjigjur në pyetjet e mediumit.

Përkundër përgjigjes së kompanisë, një veprim që kanë bërë nga kjo kompani që po punon në rrugën “Rexhep Luci” ka shtuar më tej dyshimet. Insajderi ka inspektuar atë pjesë, ku ka vërejtur se pllakat në fjalë janë vendosur në disa qese të ambalazhuara me emrin e firmës fituese të tenderit.

Punime të vonuara apo në kohë?

Kompania Flamuri V Sh.P.K parashihej që këtë rrugë ta kryente përbrenda 120 ditëve pune. Punimet në rrugën “Rexhep Luci” kanë nisur nga nëntori i vitit të kaluar, teksa nga kjo firmë kanë insistuar për Insajderin para një jave se s’ka arritur as tek dita e 100-të.

“Ju njoftojmë kompania Flamuri V Sh.P.K. që nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të realizuar projektin në përputhje të plotë me kontratën e nënshkruar. Ne jemi brenda planit dinamik dhe ende nuk kanë kaluar 120 ditë punë nga kontrata bazë. Aktualisht nuk kemi arritur as te dita e 100 e punimeve. Ky fakt mund të argumentohet lehtësisht përmes dokumenteve teknike te projektit“, thuhet në përgjigjen e dhënë para një jave nga firma fituese e tenderit.

Bizneset të cilat janë prekur si shkak i ndërtimit të kësaj rruge në kushte anonimiteti kanë deklaruar për Gazetën Insajderi se nga kjo kompani ishin zotuar se punimet do t’i përfundonin në mars të këtij viti.

Në adresë të mediumit po ashtu kanë ardhur pamje që kanë ngritur shqetësimin për shëndetin publik që po cenohet në atë rrugë. Po ashtu, siç shihet nga punimet, po pluhuroset edhe inventari i gastronomisë dhe objekteve përreth.

Kritikat e mëhershme për kompaninë fituese

Kritika të shumta shoqëruar kompaninë për realizimin e punimeve në rrugën “Xhavit Ahmeti” e njohur si “Bledi”, ku u theksuan moskryerja e punimeve, vonesat e afateve dhe neglizhenca në realizimin e projektit.

Kontrata për “Ndërtimin e rrugës Xhavit Ahmeti” ishte lidhur më 11 janar të 2024-ës, mes autoritetit kontraktues Komunës së Prishtinës dhe grupit të operatorëve ekonomik: Flamuri V SH.P.K, Benita Company, dhe AAB Construction SH.P.K, të përfaqësuar nga Vllaznim Mazreku, drejtor i këtij grupi.

Komuna e Prishtinës kishte ndarë shumën prej 383,054.20 euro për realizimin e këtij projekti. Megjithatë, vetëm pak kohë pas nënshkrimit të kontratës, kompania “Flamuri V”, me pronar Vllaznim Mazrekun, u shpërblye gjithashtu me një tender tjetër nga komuna e Prishtinës. Pavarësisht se banorët e lagjes “Xhavit Ahmeti” mbeten të pakënaqur me cilësinë e punimeve, ose më saktë, me mungesën e përfundimit të tyre nga ky operator ekonomik.

Sipas kontratës fillestare, punimet në këtë rrugë ishin parashikuar të përfundonin brenda tre muajve, por kishte kaluar gati një vit dhe ende vazhdonin punimet në këtë lagje.

Biznesmeni Mazreku është dënuar me tre mijë euro gjobë dhe dënimin plotësues nga Gjykata Themelore në Gjakovë në një rast ku akuzohej për mashtrim në prokurimin publik.

Mazreku ngarkohej se si drejtor i kompanisë “Flamuri Sh.p.k”, kishte shkelur rregullat e prokurimit publik, ashtu që me qëllim të mashtrimit në prokurim publik kishte përdorur dokumentacionin e një personi tjetër, në mënyrë që të ndikonte në vendimin e Komunës së Malishevës në lidhje me një tender të lëshuar nga kjo e fundit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhej se Vllaznim Mazreku, në periudhën kohore gjatë muajit nëntor të vitit 2020, në cilësi të drejtorit të kompanisë “Flamuri Sh.p.k”, me seli në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit, duke paraqitur dokumentacione të rreme, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues, Komunës së Malishevës.

Tutje sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që në tenderin “Asfaltimi i rrugëve të fshatrave të komunës së Malishevës, Loti-1, Bellanicë, Ngucat, Balincë, Bubel dhe Loti-2 Carrallukë, Turjakë dhe Burim”, pa dijeni dhe pa autorizimin e tij ka përdorur dokumentacionin e Arbnor Hetemit, inxhinier i hidroteknikës, si kontratë mbi projektin, listë e stafit profesional, CV, kopjen e diplomës master, autorizimin për këtë projekt, edhe pse nuk ishte pjesë e kompanisë tenderuese “Flamuri Sh.P.K”.

JU REKOMANDOJMË

“A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin
Lajme

“A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

20/08/2025 - 23:45
25 vatra zjarri sot në Kosovë, tri janë ende aktive
Lajme

25 vatra zjarri sot në Kosovë, tri janë ende aktive

20/08/2025 - 23:05
Hamiti: Mbas pesë vitesh në pushtet, VV-ja i fajëson rivalët politikë për keqqeverisjen e vet
Lajme

Hamiti për Gërvallën: Rugovistët e VV’së janë dezertorët e partisë së Ibrahim Rugovës, Kurti e quante kolaboracionist

20/08/2025 - 22:56
Haradinaj: Kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga Qeveria Kurti
Kryesore

Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

20/08/2025 - 22:48
“Nga kunata te kunati”, vazhdojnë punësimet familjare në Gjilan, punësohet kunati i Drejtoreshës së Administratës dhe bashkëshortja e zyrtarit të lartë të LVV-së
Lajme

“Nga kunata te kunati”, vazhdojnë punësimet familjare në Gjilan, punësohet kunati i Drejtoreshës së Administratës dhe bashkëshortja e zyrtarit të lartë të LVV-së

20/08/2025 - 22:38
Zgjidha luftën e “Aberbajxhanit” dhe Shqipërisë”, Trump ia ngatërron emrin Armenisë gjatë një interviste
Lajme

Zgjidha luftën e “Aberbajxhanit” dhe Shqipërisë”, Trump ia ngatërron emrin Armenisë gjatë një interviste

20/08/2025 - 22:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë