Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka “thumbuar” deputeten e koalicionit Shqipe Selimin, pasi kjo e fundit nuk pati votë për Donika Gërvallën.
Peci përmes një postimi në Facebook, tregoi numrin e votave që morën dy kandidatët që sot dështuan të marrin votat e nevojshme për kryeparlamentare.
Postimi i plotë:
Fjala e popullit është edhe fjala e Zotit.
Dy gratë me besimin më të madh qytetar në zgjedhjet e fundit në Kosovë:
Albulena Haxhiu – 125,722 vota,
Donika Gërvalla – 113,239 vota.