Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se Vetëvendosja do të vazhdojë ta konsumojë 30 ditëshin e Kushtetueses me “figura ta papranueshme” për postin e kryetarit të Kuvendit.
Tahiri tha se PDK ka ofruar zgjidhje, por nëse nuk konsitutuohet kuvendi, atëherë ai tha se “zgjedhjet i sheh kah mesi ose fundi i nëntorit”.
“Kryeministri Kurti është i interesuar që bllokadën ta mbajë tek konstituimi i Kuvendit dhe jo te dështimi i tij për ta themeluar qeverinë e radhës sepse nuk i ka numrat me themelu qeverinë”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.
“Ai don me çu vendin në zgjedhje duke thënë se nuk i votuan këto zonjat për kryetar të Kuvendit. Kurti po e lypë rrugën më të mirë për të me çu vendin në zgjedhje”.
Sipas tij, LVV është në panik dhe ka “rënie të madhe”.
“Burrave bac, grave inxhe”, Zana Avdiu thotë se ata që janë në krye të shtetit sillen si pjestarë të fisit.