Në fushatën e vitit 2021, kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, vazhdimisht ka premtuar se punësimi në Gjilan do të bëhet në bazë të meritokracisë dhe jo mbi baza familjare dhe partiake.
Ky premtim mbeti vetëm premtim elektoral. Në praktikë, Komuna e Gjilanit u bë çerdhe e punësimeve të militantëve të LVV-së dhe familjarëve të zyrtarëve të LVV-së.
Më herët u punësuan kunatat dhe balldëskat e kryetarit Alban Hyseni dhe zyrtarëve tjerë të LVV-së, tani përsëri janë punësuar familjarët e zyrtarëve të lartë të LVV-së në Gjilan.
Në prag të fushatës elektorale, Komuna e Gjilanit ka publikuar listën e të pranuarve si mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Gjilanit.
Si mësimdhënëse në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, është pranuar bashkëshortja e Arianit Sadikut i cili ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan. I njëjti tash është kandidat i LVV-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit me numër 2. Elmaze Rexhepi Sadiku është bashkëshortja e Arianit Sadikut, një ndër figurat kryesore të LVV në Gjilan.
Po ashtu, kunati i drejtoreshës së Administratës Komunale në Gjilan, Xhelil Haziri, është pranuar në shkollën e mesme “Mehmet Isai”, në Gjilan.
Xhelil Haziri është kunati i Drejtoreshës Komunale të Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri.
Në ditët në vijim do të publikojmë edhe punësime të tjera partiake e familjare të LVV-së në Gjilan. /Demokracia.com/