Veton Berisha, deputet nga radhët e komunitetit egjiptian, e quajti “të befasishme” nxjerrjen e emrit të Donika Gërvalës dje në propozimin për Kryetare të Kuvendit.
Kjo, sipas tij, është treguesi që Vetëvendosje nuk ka vullnet për të dalë nga bllokada.
“Nuk po duket që ka vullnet për me dal nga kjo situatë për faktin që partitë opozitare veç kanë dhënë propozimet e veta. Partia e parë nuk e ka konsultuar asnjë parti tjetër dhe ka dal me propozime të tilla dhe rezultati doli ai që ishte.
Vetëvendosje duhet të reflektoj dhe të propozoj kandidatët që do t’i votojë edhe opozita dhe përderisa këtë nuk e bënë konsideroj që Vetëvendosje nuk po duket që ka vullnet me dal prej kësaj situate”, ka thënë Berisha në TeVe1.