Në pasditën e djeshme, rreth orës 18:10, njësitet patrulluese nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, në bashkëpunim me njësitë relevante policore, kanë arritur të parandalojnë një rast të kontrabandës në fshatin Bugjenicë, në Kamenicë.
Si rezultat i reagimit të shpejtë, njësitë policore ndaluan dy automjete të dyshuara, me drejtues dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin të ngarkuar mallra/çokollata.
Vlera orientuese e mallrave, sipas çmimeve të tregut, arrin rreth 2,500 euro (në sasi 4,032 copë dhe 2,240 copë), për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”, ndërsa mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.