Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Quni i përgjigjet Gërvallës: S’mund t’ia besosh një post të rëndësishëm një ushtari që ka dezertuar një ditë më parë

22/08/2025 - 16:10
në Lajme
A A
Quni i përgjigjet Gërvallës: S’mund t’ia besosh një post të rëndësishëm një ushtari që ka dezertuar një ditë më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i është përgjigjur deputetes nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila e akuzoi atë dhe disa bashkëpartiakë të tij se u bënë bashkë me Listën Srpska dhe s’ia dhanë votën asaj për kryeparlamentare.

Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”.

“Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë”, ka shkruar Quni në Facebook.

“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë? Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schëarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë. Unë besoj vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen. Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve”.

Gërvalla në një deklarim për media pas seancës së sotme tha për disa deputetë të LDK-së , përfshirë Qunin, se u bënë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër saj.

“LDK ka pasë mundësi ta zhbllokojë Kuvendin nuk e ka bërë një gjë të tillë. Imagjinoni, aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemaj, Armend Zemaj, janë ulur dy komandantë të Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni, dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës”.

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin

Haradinaj për bisedën Kusari-Radojçiq: Në vend që të koordinohen me SHBA-të, këta bashkëpunojnë me terr’orista serb
09/08/2026 - 22:49

Daut Haradinaj nga Aleanca e ka përsëritur qëndrimin e tij për protesta në rrugë kundër Albin Kurtit. Ai ka shkruar në Facebook se “rruga është e vetmja rrugë...

Më shumëDetails

Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit

Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
09/08/2026 - 22:25

Dita do të shndërrohet shkurtimisht në natë për disa pjesë të Evropës këtë javë, ndërsa kontinenti përjeton eklipsin e parë diellor në gati tre dekada. Ngjarja e rrallë...

Më shumëDetails

Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës

Ardian Gjini: Vetëvendosje po na sulmon me “grejza” sepse po e shohin rritjen e madhe të Aleancës
09/08/2026 - 22:06

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Noval Media”, Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka dërguar mesazhe të prera politike lidhur me zhvillimet në vend dhe pozicionin...

Më shumëDetails

Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës

Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës
09/08/2026 - 21:27

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka thënë se ka qenë gabim diplomatik deklarata e...

Më shumëDetails

Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
09/08/2026 - 20:57

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit, duke thënë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe nuk duhet të...

Më shumëDetails

Veriu.info kishte raportuar më 2024 për moszbatimin e kontratës për rregullimin e hapësirës mbi parking nëntokësor në Mitrovicë, asokohe të gjithë heshtën

Veriu.info kishte raportuar më 2024 për moszbatimin e kontratës për rregullimin e hapësirës mbi parking nëntokësor në Mitrovicë, asokohe të gjithë heshtën
09/08/2026 - 20:12

Ditëve të fundit është bërë temë në Mitrovicë çështja e rregullimit të një hapësire në qendër të qytetit, e cila është tokë komunale, por i ishte dhënë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë