Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat në Tiranë: Bie numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri, shtohet i atyre nga Serbia

22/08/2025 - 16:55
në Lajme
A A
Mediat në Tiranë: Bie numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri, shtohet i atyre nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Turizmi në Shqipëri po përjeton ndryshime të dukshme gjatë vitit 2025, me një ngadalësim të hyrjeve të turistëve nga jashtë, veçanërisht nga Kosova.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista “Monitor.al”, për periudhën janar-korrik, në vend kanë hyrë 6.58 milionë turistë të huaj, me një rritje të ngadalësuar prej vetëm 3.5%, krahasuar me 23% rritje në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik, shifrat ishin modeste, me vetëm 0.4% rritje në krahasim me korrikun e vitit 2024.

Rënia më e dukshme vjen nga Kosova, e cila përbën rreth 35% të totalit të turistëve në 7 muajt e parë të vitit. Hyrjet nga Kosova kanë pësuar një ulje prej 5% ose 121 mijë turistë më pak, ndërsa vetëm në korrik ka pasur një rënie prej 6%.


Sipas revistës “Monitor.al”, ky trend rënës i të ashtuquajturit “turizëm patriotik” lidhet me tre arsye kryesore: heqja e vizave për kosovarët për vendet e BE-së që nga janari 2024, rritja e çmimeve në Shqipëri dhe dobësimi i euros ndaj monedhës së përbashkët që përdoret në Kosovë.

Edhe grupi i dytë më i madh i turistëve, italianët, po tregojnë ngadalësim me një rritje prej vetëm 4.5% për 7 mujorin, krahasuar me 47% të vitit të kaluar. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë besnike ndaj destinacioneve shqiptare me rritje prej 11.3%, ndërsa vizitat nga Mali i Zi janë tkurrur me 2%.

Në rënie janë edhe vizitat nga Turqia (-8.3% për 7 mujorin dhe -33% në korrik), Polonia (-12%), dhe Spanja (-5.3%). Operatorët turistikë shpjegojnë se kjo ulje ka ardhur kryesisht për shkak të reduktimit të turistëve individualë.

Një zhvillim i veçantë është rikthimi i turistëve serbë, të cilët janë shtuar me 16% për periudhën janar-korrik, ose 77 mijë më shumë, dhe me 28% vetëm në korrik, duke preferuar kryesisht zonën e jugut të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania kanë shënuar rritje të ndjeshme të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, me përkatësisht 47% dhe 27% më shumë për 7 mujorin e këtij viti./tvklan.al

JU REKOMANDOJMË

BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike
Kryesore

BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike

22/08/2025 - 22:10
Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës
Lajme

Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës

22/08/2025 - 22:03
Ferit Idrizi: Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë
Lajme

Ferit Idrizi: Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë

22/08/2025 - 21:59
Ukraina godet naftësjellësin rus që furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë
Lajme

Ukraina godet naftësjellësin rus që furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë

22/08/2025 - 21:45
Trump i vendosi dje tarifë 10%, Kosova ia kishte vënë me herët SHBA’së, Zogaj: Kqyre ti, Kosova tarifë Amerikës
Lajme

Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

22/08/2025 - 21:31
Shqipëria pajiset nga BE me automjete të blinduara LMV2
Lajme

Shqipëria pajiset nga BE me automjete të blinduara LMV2

22/08/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë