Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila dikur ka punuar në RTK, ka reaguar për censurën në televizionin publik.
Ajo ka vlerësuar se vendimi për të larguar redaktoret nga prezantimi i lajmeve, vetëm pse kanë kërkuar pagat e tyre dhe kanë bërë pyetje me interes publik, është akt i papranueshëm dhe i motivuar politikisht.
Deliu ka thënë se “RTK nuk është pronë e qeverisë, është medium publik i financuar nga qytetarët dhe duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo pushtetit.”
Sipas saj, kjo formë e ndëshkimit është sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe pavarësisë redaktoriale.
“Nëse Kuvendi do të ishte funksional, urgjentisht do ta thërriste në raportim bordin e RTK-së për këtë akt të rëndë censure politike.”, ka shkruar ajo.