Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve, inaugurohet memoriali “Pema e Jetëve”

30/08/2025 - 22:11
në Pa kategori
A A
​E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve, inaugurohet memoriali “Pema e Jetëve”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fondi për të Drejtën Humanitare ka inauguruar sot memorialin “Pema e Jetëve” kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Memoriali është ngritur në platonë mbi parkingun nëntokësor, pranë sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe përkon me Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë.

“Pema e Jetëve”, e konceptuar nga artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart, paraqet një trung pa pemë, simbol i jetëve të ndërprera dhe boshllëkut që ka lënë mungesa e tyre.

Brenda tij, në panele druri, janë gdhendur emrat e personave të pagjetur, disa prej tyre të shkruar edhe me dorën e vet familjarëve, duke krijuar një lidhje të përhershme mes kujtimit dhe dashurisë.

Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, përshkroi ngritjen e këtij memoriali jo vetëm si një vepër arti, por edhe një hapësirë e përhershme për përkujtim kolektiv, një vend ku dhimbja bëhet e përbashkët dhe historia nuk lejohet të harrohet.

“Ky memorial nuk është thjesht një vepër arti, por një hapësirë e përhershme për personat e pagjetur dhe familjet e tyre. Brenda tij emrat e të të zhdukurve janë gdhendur në panele druri, disa prej tyre mbajnë vetëm dorëshkrimin e familjarëve të tyre, një gjurmë dashurie që nuk mund të shuhet”, ka thënë Blakaj.

Memoriali është realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në partneritet me Qendrën Burimore për Personat e Zhdukur dhe u mbështet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Departamenti Federal i Zvicrës për Punë të Jashtme.

Edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e rreth 1,600 personave.

Ndryshe, në inaugurimin e këtij memoriali nuk ishte i pranishëm askush nga zyrtarët e institucionet e larta të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?
Pa kategori

Kur do të kthehet komandanti serb i policisë në veri?

16/12/2025 - 21:28
QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni
Lajme

QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni

16/12/2025 - 19:40
Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës
Kryesore

Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

16/12/2025 - 09:29
Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje
Pa kategori

Marrja peng e 39 vjeçarit nga Mitrovica në Vlorë, arrestohen tre persona, dalin edhe disa pamje

13/12/2025 - 21:39
Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi
Kryesore

Ushtarët amerikanë trajnohen për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve, KFOR tregon se si funksionon sistemi

12/12/2025 - 17:47
Dita për Dolcen dhe Edin nis me momente intime/VIDEO
Pa kategori

Dita për Dolcen dhe Edin nis me momente intime/VIDEO

12/12/2025 - 13:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj – DETAJE

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë