Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi me çmimet e librave, qytetarët denoncojnë rastet – MASHTI e “Dukagjini” heshtin

01/09/2025 - 17:06
në Lajme
A A
Mashtrimi me çmimet e librave, qytetarët denoncojnë rastet – MASHTI e “Dukagjini” heshtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë kanë aplikuar përmes platformës e-kosova për subvencionim të teksteve shkollore.

Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci deri tani janë realizuar mbi 70% të pagesave apo më shumë se 9 milionë euro.

Me blerjen e teksteve, kanë nisur edhe pakënaqësitë e prindërve.

Disa janë ankuar se është e pamjaftueshme shuma e ndarë për këtë qëllim, e disa të tjerë për rritjen e çmimit të librave nga shtëpitë botuese.

Në adresë të portalit Front Online, kanë arritur disa ankesa përcjellë me video dhe fotografi ku shihet se janë vendosur çmime më të larta mbi çmimin që është në libër.

Këto video i kanë dokumentuara ankuesit edhe me faturën ku librat në fjalë shihet se janë blerë në shtëpinë botuese “Dukagjini”.

 

https://veriu.info/wp-content/uploads/2025/09/frontonline-3.mp4
https://veriu.info/wp-content/uploads/2025/09/frontonline-5.mp4

Front Online ka dërguar pyetje në adresë të “Dukagjinit”, por deri në publikimin e tekstit ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Të njëjtit janë kontaktuar edhe përmes telefonit, por nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Front Online lidhur me këtë çështje dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët, ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit, po as nga kjo ministri nuk janë përgjigjur.

Përmes telefonit këshilltari i ministres Nagavci, Muhedin Nushi, ka udhëzuar që pyetjet t’u dërgohen në mënyrë elektronike zyrës për medie të kësaj ministrie.

 

Nga ana tjetër njohës të fushës së arsimit dhe deputetë konsiderojnë se mënyra më e mirë do të ishte shpërndarja e teksteve shkollore drejtpërdrejtë nga Ministria, sepse sipas tyre, vetëm në këtë formë nuk do të paraqiteshin problemet.

Ish-zëvendësministri i Arsimit : Përfshirja e librarive në shpërndarjen e teksteve shkollore rrit koston e librave

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka komentuar shtrenjtimin e librave të këtij viti të ri shkollor duke thënë se Ministria e Arsimit do të duhej të siguronte dërgimin e teksteve përmes shtëpive botuese direkt në shkolla, pa shtuar hallka të tjera si prindërit, libraritë apo transferet e ndryshme.

‘’Gjithsesi ma mirë ka qenë që ministria e Arsimit të sigurojë që përmes shtëpive botuese tekstet të shkojnë në shkollë pa i shtuar hallkat siç janë prindërit, libraritë , transferet e hallkat të tjera’’, tha ish ministri Rexhaj për FrontOnline.

Sipas tij, përfshirja e librarive në këtë proces ndikon në rritjen e çmimit të librave, pasi këto subjekte duhet të shtojnë stokun, depoja dhe stafin, sidomos në periudhën e regjistrimeve.

“Normal që kjo reflektohet në çmim, prandaj konsideroj që shtimi i hallkave në procesin e shpërndarjes në këtë rast i librarive është shpenzim shtesë, që çon në rritjen e çmimit të librave”, ka thënë Rexhaj për Front Online.

Ai shtoi se rritja e çmimit prej 0,50 cent nuk është shumë e lartë, por megjithatë angazhimi i librarive në këtë proces do të ndikojë në çmime edhe më të larta

‘’Me thënë të drejtën çmimi 0,50 cent që është rrit nuk është shumë i lartë dhe mendoj që angazhimi i librarive në këtë proces do të reflektojë edhe në çmime më të larta’’, tha Rexhaj.

Kadrijaj: Ministria është dashur vetë t’i blejë librat dhe ta negociojë çmimin, jo të shkaktoj telashe

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar mënyrën se si Ministria e Arsimit ka menaxhuar sigurimin e librave shkollorë, duke thënë  se procesi aktual ka krijuar probleme në furnizim dhe ka shtrenjtuar librat.

“Mendoj që forma më praktike e librave ka qenë kur vetë ministria dhe shkollat i kanë blerë librat, dhe nxënësit i kanë marrë direkt. Ministria është dashur të negociojnë me çmime ,se si do te jetë çmimi i librave sepse me shumicë normal kur merren janë më lirë’’,  ka thënë Kadrijaj.

Ajo shtoi se qëllimi i ministrisë për të dëmtuar një kompani në këtë proces po rezulton në dëmtim të buxhetit të shtetit.

‘’Ministria duke dashur të dëmtojë një kompani  në fakt po e dëmton buxhetin e shtetit gjë që nuk është e mirë sepse po shohim që ka telashe të mëdha në sigurimin e teksteve shkollore’’, deklaroi Kadrijaj për FrontOnline.

JU REKOMANDOJMË

Zogaj: Kuvendi nuk është konstituuar, Kushtetuesja do ta dëshmojë
Lajme

Zogaj: Kuvendi nuk është konstituuar, Kushtetuesja do ta dëshmojë

04/09/2025 - 14:33
Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng
Lajme

Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng

04/09/2025 - 14:14
“Kemi lajme të mira”, Ukraina po çliron një nga një territoret e okupuara
Lajme

Paralajmërimi serioz i Zelenskyt për Evropën: Mbani mend çfarë bëri Putini me Krimenë

04/09/2025 - 14:07
FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”
Lajme

FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”

04/09/2025 - 14:01
A do marrë pjesë Edi Rama në protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale?
Lajme

Rama: Ka plazhe ku i trajtojnë vizitorët si skllevër, sikur do hanë shkopin e çadrës

04/09/2025 - 13:50
Mjeku: Këtë vit rritja e vlerave të manganit në Badoc ndodhi më herët
Lajme

Mjeku: Këtë vit rritja e vlerave të manganit në Badoc ndodhi më herët

04/09/2025 - 13:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me familjen Gërbeshi

    Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me familjen Gërbeshi

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë, dyshohet se bashkëpunoi ngushtë me familjen Gërbeshi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Video ekskluzive: Polici Murat Latifi që u arrestua për lidhjet e tij me familjen Gërbeshi, gjuante me armë zjarri në aheng

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • EKSKLUZIVE: Gjykata Kushtetuese merr masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë