Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV-ja në fundjavë e voton Kurtin si mandatar për kryeministër?

03/09/2025 - 09:10
në Lajme
A A
LVV-ja në fundjavë e voton Kurtin si mandatar për kryeministër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse Kuvendi ende nuk e ka kompletuar kryesinë, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur planifikimet për formimin e qeverisë së re me një mbledhje të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie për votim të mandatarit për kryeministër.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk dha një përgjigje konkrete.

‘Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojna ato”

Por ndërkohë, anëtari i Këshillit të përgjithshëm të LVV-së, Halil Thaçi i tha RTV21 se kjo mbledhje mund të mbahet në fundjavë ndonëse siç theksoi ende nuk ka datë zyrtare.

“Është e rrugës të mbahet kjo mbledhje dhe ta votojmë mandatarin, me dijen që mandatari për kryeministër është Albin Kurti si subjekti absolut fitues i zgjedhjeve. Fundi javës mendoj, nuk e di, 48 orë para mbajtjes së mbledhjes gjithmonë jemi të njoftuar për këtë mbledhje dhe mendoj se ka kohë gjatë kësaj jave. Po, mund të ketë mbledhje në fund të javës”, deklaroi Thaçi për rtv21

Pas votimit të Kurtit si mandatar për kryeministër emri i tij do të dërgohet tek presidentja Osmani.

Të pyetur nga RTV21 se si do të veprojë presidentja në rast se i dërgohet emri i mandatarit në fazën kur Kuvendit i mungon një nënkryetar nga komuniteti serb, zyra e presidentes Osmani tha se nuk kanë çfarë të shtojnë përtej asaj që “ekipi ligjor i presidentes Osmani është duke analizuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe se ajo do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi ndërkaq vlerësojnë se presidentja nuk duhet të kërkojë mandatarin nga LVV-ja por të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procedurat rreth votimit të kandidatëve për nënkryetar të kuvendit nga komunitetet.

“Për të shmangur një hap që mund të rezultojë i kundërligjshëm, ajo do të duhej të kërkonte interpretim nga Kushtetuesja nëse janë respektuar parimet themelore të Kushtetutës dhe garancitë për komunitetet jo-shumicë gjatë procedimit të rendit të ditës në Kuvend. Paramendoni situatën nëse do të kemi një qeveri të dalë nga një Kuvend që Kushtetuesja e rrëzon më pas. Në një rast të tillë do të përfundonim me institucione jokushtetuese”, tha Jakaj.

Të shtunën e kaluar kuvendi dështoi të zgjedh nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb meqë asnjë kandidat i Listës serbe e as i vetëkandiduari Nenad Rashqi nuk morën votat e mjaftueshme, me ç‘rast seanca konstituive u mbyll pa zgjedhjen e nënkryetarit të 5 të kuvendit.

Në LVV thonë se formimi i institucioneve nuk mund të mbahet peng i Listës Serbe.

“ Nuk duhet të jetë shteti jonë peng i një subjekti politik, subjekti i dyshuar politik sepse kamuflohet si subjekt politik derisa me bindje të plotë, sipas sjelljeve të tyre, janë organizatë terroriste. Ne duhet të ecim tutje të krijojmë institucionet sepse tanimë veçse jemi vonuar”, theksoi ai.

Pas mandatimit nga presidentja Osmani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
04/08/2026 - 13:40

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ndarjen e ulëses së 10-të...

Më shumëDetails

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
04/08/2026 - 13:28

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Sipas burimeve të Top Channel, të padëshiruar...

Më shumëDetails

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje
04/08/2026 - 13:12

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Sipas njoftimit të Policisë së...

Më shumëDetails

Idrizi: Për të tretin vit me radhë, Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP

Idrizi: Për të tretin vit me radhë, Komuna e Vushtrrisë vlerësohet 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP
04/08/2026 - 12:47

Komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga Ferit Idrizi është vlerësuar sërish me 100% transparencë buxhetore nga Instituti GAP, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kretari Idrizi ka thënë se do...

Më shumëDetails

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”
04/08/2026 - 12:09

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit. Në një konferencë për media,...

Më shumëDetails

Burim Ramadani kërkon largimin e pranisë statike të KFOR-it nga ura e Mitrovicës: Ky është momenti!

Burim Ramadani kërkon largimin e pranisë statike të KFOR-it nga ura e Mitrovicës: Ky është momenti!
04/08/2026 - 12:05

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, i është drejtuar me një letër të hapur KFOR-it, duke kërkuar largimin e pranisë statike të forcave paqeruajtëse nga ura kryesore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë