Në edicionin më të ri të emisionit “Kosova Today”, u fol për besën, virtytin më të shenjtë të shqiptarëve.
Jana Arsovska, e lidhi atë me kanunin dhe krimin e organizuar në librin më të komentuar të momentit, që godet popullin shqiptar, transmeton Klankosova.tv.
Ky libër falënderon kryekuvendarin e sapozgjedhur të Kosovës, Dimal Bashën për rolin e tij, i cili është bashkautor i këtij punimi.
Nue Oroshi thotë se besa në traditën shqiptare ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në kombin shqiptar.
Derisa sa i përket “përdhosjes” së këtij termi në librin e Arsovskas, si dhe njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Oroshi thotë se UÇK-ja bëri luftë të ndershme dhe të pastër kombëtare.
Ndërsa sipas Sazan Gurit, kanuni në ditët e sotme po keqinterpretohet, pasi sipas tij, njerëzit po mundohen të justifikojnë veprimet kriminale me kanun.