Në zemër të qytetit të Skenderajt ka nisur ndërtimi i një hoteli modern dhe luksoz, projekt që pritet t’i japë një dimension të ri zhvillimit urban dhe turistik të kësaj komune.
Objekti do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore, me arkitekturë moderne, dhoma komode dhe ambiente të dedikuara për akomodim, gastronomi dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme.
Me lokacionin e tij në qendër të qytetit, hoteli synon të bëhet një pikë referimi për vizitorët dhe bizneset.
Pas përfundimit, ai pritet të renditet ndër hotelet më të bukura dhe më moderne në rajonin e Drenicës dhe më gjerë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e Skenderajt si destinacion për vizitorët.
Ky hotel po ndërtohet nga kompania “Omer & Nili Invest” Sh.A.












