Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rikthimi i Vjosës: Përqafimi me Kurtin dhe fjalët ‘copy-paste’ me të Vetëvendosjes

10/09/2025 - 09:20
në Lajme
A A
Rikthimi i Vjosës: Përqafimi me Kurtin dhe fjalët ‘copy-paste’ me të Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte dita e hënë.

Kosova po triumfonte ndaj Suedisë në futboll, me një paraqitje spektakolare.

Në tribunën VIP ishin presidentja e kryeministri. E pas golit të Vedat Muriqit, në rrjetet sociale, u shpërndanë video teksa Osmani e Kurti përqafoheshin.

Megjithatë, ky nuk ishte përqafimi i vetëm i Osmanit me Kurtin.

Disa orë më pas, presidentja doli në konferencë e i përqafoi edhe fjalët e Kurtit. Ajo ia mbajti ‘zhagun’ fjalëve të Vetëvendosjes për bllokadën politike e Kushtetuesen. Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta bllokojë shtetin për një nënkryetar serb. ‘Copy-paste’ fjalët e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.

“Në këtë dokument kemi argumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve, të Kuvendit si ushtrues i sovraniteti shtetëror, është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetuese, por edhe për ruajtjen e konceptit të shtetit sovran. Prandaj në kushte kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar, përkundër faktit që Kryesia ka kuorum, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë. Andaj mbrojtja e sovranitetit ndërlidhet edhe me vetë Kuvendin funksional. Bllokimi i konstitutimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit, përderisa Kryesia ka kuroum, do ta cenonte jo vetëm funksionalitetin institucional, por themelin në të cilat është ndërtuar republika e Kosovës” tha Osmani.

Osmani aludoi se nuk ka asgjë të keqe nëse komentohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Pavarësisht sa nuk na pëlqejnë, sa na duken nganjëherë absurde, sa nuk kanë asnjë bazë në tekstin e kushtetutës, sa nuk kanë asnjë bazë në praktikat e kushtetutave demokratike, sa janë shpikje absurde, por i zbatojmë në plotni”, tha Vjosa Osmani.

“Sa i përket sulmeve në përgjithësi, ta themi një gjë. Kushtetuta nuk e ndalon që ne të komentojmë vendimet e gjykatës, nuk ndalohet komentimi, as nuk ndalohet kritika, kritika profesionale. Normale.

Analisti politik Agon Maliqi tha debati mbi bllokimin e konstituimit të institucioneve nuk duhet të reduktohet tek komuniteti serb, por të shikohet si pasojë e veprimeve të shumicës shqiptare.

Ai shtoi se, përmes rrëshqitjes në rolin e avokates së pushtetit aktual, Osmani po i bën një dëm vetes më shumë sesa kundërshtarëve të saj.

“Nëse dikush po e përdor pozitën e nënkyetarit të Kuvendit si veto për themelimin e institucioneve, atëherë këtë gjë po e bën shumica shqiptare – serbët nuk është se nuk po nominojnë kandidatë që ne të mund të ecim tutje pa ta. Presidentja këtë vit gjatë krizës politike dhe institucionale ka qenë absolutisht nën nivelin e detyrës, duke e kthyer zyren e unifikuesit të popullit në një mjet politik personal. Nëse me këto manovra partizane mendon se mund të sigurojë mbështetje për mandat të dytë, i ka bërë vetes antireklamën më të madhe të mundshme.” – shkroi Maliqi.

Në një ton po aq kritik, analisti Ilir Deda u ndal te rrënjët e problemit. Sipas tij, gjithë ky debat është i ngritur mbi premise të gabuara, dhe për këtë arsye edhe produkti i tij është absurd.

Deda kujtoi edhe paradoksin që sipas tij e zhbën gjithë narrativën e Presidentes.

“Kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër vazhdon gabim. Dhe në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake. Kështu pra dhezim debate “të zjarrta” se çfarë shteti apo shoqërie është Kosova, apo a ka veto apo jo një parti politike në konstituim të Kuvendit. Gjithë kjo energji e shpenzuar kot. Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti. Apo, si Presidentja e heshtur, që flet veç kur ka nevojë të merr pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit. Po ndalem veç te një pjesë – për Kuvend NUK mund të mirret si argument asnjë rrethanë para aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025 – sidomos jo ato raste kur Kosova nuk ka pasë as Kushtetutë e as Gjykatë Kushtetuese, e as që ka qenë shtet – pra, gjatë kohës së UNIMKut.” – shkroi Deda.

Në anën tjetër, Juristi Ehat Miftaraj shpjegoi se letra e Presidentes drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka vlerë si dokument juridik.

Ajo është, sipas tij, një deklaratë e pastër politike, e zhveshur nga çdo peshë kushtetuese, teksa kritikoi edhe kontradiktën e sjelljes së Osmanit.

“Letra e Presidentes Osmani drejtuar Gjykates Kushtetuese nje deklarate e fuqishme politike. Fatkeqësisht me argumentim te dobet kushtetues dhe juridik. Politikisht do ishte korrekte nese kjo leter do iu drejtohej perfaqesive diplomatike ne Kosove duke mbrojtur qendrimin saj lidhur me procesin e konstituimit te Kuvendit te Kosoves. Sidoqofte, GJK nuk mund te bazoj aktgjykimin ne deklarata politike dhe udhezime pa ndonje vlere apo argument kushtetues dhe juridik. Eshte e pazakonte qe ne takime me ambasadore te mbaj qendrim neutral kurse ne konferenca per media qendrim tjetër.” – deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

“Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim që të ekzistojnë” – Kelmendi thotë se nevojiten ndryshime radikale te partitë opozitare

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit
02/08/2026 - 21:48

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar ndryshime radikale në mënyrën e udhëheqjes së partive të ish-opozitës në Kosovë. I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
02/08/2026 - 20:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
02/08/2026 - 20:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
02/08/2026 - 20:03

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë