Po e përfundon mandatin e kryetarit të komunës, por Gazmen Muhaxheri për katër vite qeverisje nuk ka arritur të fillojë realizimin e 4 premtimeve që i kishte dhënë gjatë fushatës së vitit 2021, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Muhaxheri në vitin 2021 kishte bërë gjithsej 25 premtime në programin e tij elektoral. Sipas një hulumtimi të publikuar nga Instituti GAP, nga këto premtime vetëm 14 janë realizuar plotësisht, 2 janë në gjysmë realizimi, 5 kanë filluar të implementohen, ndërsa 4 premtime nuk kanë nisur fare.
Në mesin e 4 gënjeshtrave elektorale të Gazmend Muhaxherit zë vend edhe premtimi ndërtimi i parkut të shëndetit dhe ndërtimi i parkut të pishave në një sipërfaqe rreth 40 hektarë.