Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, rekomandoi Gjykatën Kushtetuese për vendimin në lidhje me kërkesën e Listës Serbe. Haxhiu në konferencë ishte krejtësisht e ç’akorduar. Herë citonte kushtetutën e aktgjjykimet e Gjykatës Kushtetuese, herë thoshte se ‘kjo çështje nuk parashihet në Kushtetutë”.
Përshembull, pikën e parë që Haxhiu e prezantoi si koment të Vetëvendosjes në Gjykatën Kushtetuese ishte fakti se me moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, “nuk është shkaktuar asnjë akt juridik, andaj nuk mund të kontestohet si çështje në gjykatën kushtetuese”. Por veç pak sekonda më pas ajo citonte aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili u nxorr poashtu pa u shkaktuar akti, pra pa u zgjedhur atëbotë kryetari i Kuvendit.
Tutje ajo, fliste për bllokim të Kuvendit, duke aluduar në propozimet që nënkryetari nga komuniteti serb të jetë nga Lista Serbe. Ndërkohë që citonte aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetar të Kuvendit, dhe thoshte se vlen edhe për nënkryetarin.
“Lista Serbe ka tëntuar që Slavko Simiq të propozohet më shumë se tri herë. Gjykata kushtetuese ka thënë se nuk lejohet më shumë se tri herë, në rastin e Kryetarit.”
Ajo e quante “mjet bllokade” nënkryetarin nga Lista Serbe, ndërkohë që në Aktgjykimin e Kushtetueses për Kryetar të Kuvendit, propozimi nga subjekti që e ka shumicën në Kuvend, u interpretua si detyrim që Kryetari të buroj nga ai subjekt. Por Haxhiu tek rasti i nënkryetarit tash e ndëërron kursin. E quan bllokim.
“Përfaqësimi i komuniteteve nuk duhet të shndërrohet në mjet bllokade. Andaj institucionet, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, kanë përgjegjësi të sigurojnë që asnjë parti, sidomos te Lista Serbe që nuk e njeh Republikën e Kosovës, asesi nuk duhet të ketë mundësi të pengojë procese demokratike”, tha ajo.
Haxhiu foli edhe për mundësinë ose jo të formimit të qeverisë së re. Ajo tha se PDK-në nuk e shohin si parntere, ndërkohë që janë refuzuar nga LDK.
“Sigurisht ne kemi bërë të hapur se kënd e shohim si partner, PDK-në asesi, me LDK-në kemi pasur interesim, por jemi refuzuar, siç e dini. Ne kemi qenë të interesaur ta bëjm qeverinë, por duket se opozitës nuk po i pëlqen. Megjithatë nëse s’ka interes për qeveri nga partite e tjera, zgjedhjet janë të mundshme” – ka thënë Haxhiu.
Ndërkohë, Haxhiu tha se nuk ka mjaftueshëm informacione, për t’u prononcuar në rastin e aktakuzës ndaj Farik Mujkës.
“U njoftova për këtë nuk kam informacione dhe nuk mund të flas për këtë, duke qenë se kjo konferencë është për një temë tjetër. Natyrisht që VV-ja do ta trajtojë këtë rast, menjëherë kam pasur qëndrime për Rozeta Hajdarin, Faton Pecin, sepse i kemi parë çështjet, lëndët. Nuk kam më shumë informacione, ose drejtohuni te Mujka, ose prisni deri të kemi informacionet”, tha ajo.