Kandidatët për kryetar të Komunës së Mitrovicës janë ballafaquar sonte në ATV, ku ka pasur debate të ashpra.
Ashpër kanë debatuar kandidati i PDK’së, Arian Tahiri dhe ai i LVV’së, Faton Peci. Ky i pari e akuzoi Pecin për keqmenaxhim në Ministrinë e Bujqësisë dhe tha se ka pasur shumë skandale.
Pas kësaj, Peci e kërcënoi me disa screenshota, duke thënë se në rast të publikimit të tyre nuk do të dilte më Tahiri nëpër studio televizive.
Megjithatë, s’tregoi se çka, përkundër që u pyet nga moderatori nëse ata screenshota përbëjnë vepër penale.
Pjesë nga debati:
Faton Peci: T’i qes edhe screenshotat, mos fol për skandale.
Arian Tahiri: Mjafton me e shkru në Google emrin tënd dhe të dalin mjaftueshme skandale, mos t’i përmendi me t’i listu.
Faton Peci: Mos të folim për skandale, se tani nuk të kursej hiç. Nuk të kursej hiç, nalu qitu ma mirë po të thom. Unë shkoj deri në fund dhe nuk del në televizor më.
Arian Tahiri: O vallahi gjithë.
Faton Peci: T’i qes screenshotat.
Arian Tahiri: Çfarë screenshotash bre? Le pashë Zotin.
Faton Peci: Mos fol për skandale se del keq, s’del televizor më.
Arian Tahiri: Në asnjë version s’dal keq.
Faton Peci: Unë po thom nuk po du me hi ma anej.