Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubin: Mora lejen e DASH për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit, u përgatita prej vitesh për këtë gjykim

16/09/2025 - 11:55
në Lajme
A A
Rubin: Mora lejen e DASH për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit, u përgatita prej vitesh për këtë gjykim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se është përgatitur prej vitesh për këtë moment.

Një prokuror, e pyeti për takimet e tij me mbrojtjen e Thaçit dhe i kujtoi se ka thënë se është përgatitur “me qindra orë” për të qenë dëshmitar në këtë rast.

“A mund të na thoni çfarë keni bërë në këto qindra orë, dëshmitar?”, e pyeti prokurori.

Rubin, tha ndër tjerash, se ka marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit.

“Kam qenë shumë i zënë në profesionin tim, në punën time. Kam qenë gjithashtu edhe këshilltar i zotit Blinken nga viti 2022-2025 dhe më duhet të them që për dëshirën time, për të qenë i disponueshëm në gjykatë. Po ashtu kam shpenzuar shumë orë për t’u siguruar që Departamenti i Shtetit të më lejonte të jepja dëshminë. Ishte vërtetë një barrë e shtuar për mua”, tha ai.

Diplomati me përvojë amerikan tha se për Gjykatën Speciale ka filluar të mendoj që herët dhe se ka pritur me vjet për nisjen e gjykimit.

“Pesë ose gjashtë vjet më përpara kam filluar që të dëgjoja së pari për këtë gjykim, fillova që të shikoja formacionin, përbërjen e këtij tribunali. Sepse është krijuar, kam folur me akademikë, kam folur me juristë, jam përpjekur gjithashtu që të rishikoj, të shqyrtoj me aq sa di unë artikujt me shkrim ose dokumente të cilat janë paraqitur në ekran, të cilat lehtësisht shfaqen këtu, por nuk kanë qenë lehtësisht të shfaqura për mua. Rilexova shumë nga materialet ose artikujt, jam takuar gjithashtu edhe me ekipin e mbrojtes në Washington, ndoshta një herë, ose mbase edhe dy herë, jam takuar një ditë të plotë një herë ose dy ditë të plota, kam menduar pra, kam kaluar pesë vite duke folur, duke menduar për këtë, duke u përgatitur. Mendoja nga viti në vit se do të hapet gjykimi sot, do të hapet nesër, ndërkohë që vitet kalonin dhe asgjë s’ndodhi për shumë vite. Pra, për vite kam menduar për këtë, kam lexuar për këtë, kam vrarë mendjen sepse u deshën pesë vite për të krijuar një çështje të tillë, ndërkohë që aktakuza është ngritur pesë vite më përpara”.

Rubin tha se juristë dhe avokatë eminentë ndërkombëtarë i kanë thënë se ishte e pazakonte mënyra se si Thaçi u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ndërkohë që gjykimi ndaj tij nisi shumë vjet më vonë.

“Nuk e kuptoja gjithë këtë dhe i kam pyetur njerëzit e kësaj fushe, njerëzit e kësaj lamie. U kam thënë në qoftë se një gjë e tillë ishte normale apo jo. Kam folur me juristë, me avokatë me emër ndërkombëtarë që më kanë thënë që kjo është mënyrë e pazakontë për ta trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht dhe në juridiksionin e gjykatës që e ka krijuar vetë kur ka qenë kryeministër dhe për t’u treguar liderëve europianë që kishte dëshirë që vendi i tij të bëhej pjesë e BE-së. Ndërkohë që ky burrë shteti mbahet i ndaluar për pesë vite përpara se çështja të ishte gati”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

James Rubin rrëfen takimin e parë me Thaçin: Më habiti, ishte një djalë i ri që ishte bërë kryeministër
Kryesore

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

16/09/2025 - 15:02
Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon
Lajme

Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon

16/09/2025 - 14:47
Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor
Lajme

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

16/09/2025 - 14:31
Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”
Lajme

Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”

16/09/2025 - 14:17
Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’
Lajme

Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’

16/09/2025 - 14:10
Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre
Lajme

Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre

16/09/2025 - 13:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë