Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa licencë dhe me pagesa të dyshimta – Kopshti ‘Blini’ denoncohet nga prindi: Ma larguan vajzën pa paralajmërim, ky është maltretim

16/09/2025 - 12:47
në Lajme
A A
Pa licencë dhe me pagesa të dyshimta – Kopshti ‘Blini’ denoncohet nga prindi: Ma larguan vajzën pa paralajmërim, ky është maltretim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pa licencë, me kontrata të dyshimta dhe sjellje arrogante ndaj prindërve, kopshti privat “Blini” në Prishtinë ka nxjerrë në pah probleme serioze për familjet që i besojnë fëmijët e tyre institucioneve parashkollore. N.M., prindi i një vajze 4-vjeçare, rrëfen se për një vit ka paguar 100 euro në muaj për gjysmë orari, ndërkohë që në kontratë shënohej vetëm 90 euro – dhe në shtator vajza e saj u përjashtua papritmas, pa asnjë paralajmërim.

Për N.M. shtatori i këtij viti nisi me zhgënjim të madh. Vajza e saj 4-vjeçare, e cila për dy vite me radhë kishte vijuar mësimet në këtë institucion, u përjashtua pa paralajmërim.

Sipas saj, vendimi u mor nga drejtoresha e kopshtit, Liridona Hajdari, e cila – sipas të dhënave – që nga dhjetori i vitit 2024 nuk posedon licencë për ushtrimin e aktivitetit.

Përjashtimi u shoqërua me një qasje arrogante, ndërsa Hajdari pretendoi se paraprakisht kishte dërguar një email njoftues – gjë që familja e mohon kategorikisht.

Se kopshti “Blini” nuk ka licencë, për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Institucioni në fjalë nuk ka marrë aprovimin nga Komisioni për Licencim/Rilicencim gjatë procesit të mëparshëm të shqyrtimit. Aktualisht, institucioni gjendet në procedurë të rilicencimit, në përputhje me kriteret dhe dispozitat ligjore në fuqi, të përcaktuara nga legjislacioni përkatës”, thuhet në përgjigjen e MAShT.

“Na mashtruan dhe na përjashtuan pa paralajmërim” – rrëfimi i prindit që denoncon kopshtin “Blini” në Prishtinë

N.M. tregon se para fillimit të vitit të ri shkollor ishte paraqitur në kopsht për të kryer pagesën mujore, siç kishte bërë çdo vit. Por aty e priste një surprizë e pakëndshme.

“Shkova në kopsht, desha ta kryej pagesën, më thanë: ‘Na vjen keq, vajza juaj nuk është më pjesë e institucionit’. U habita. Ju thashë se vetëm para pushimeve të verës ishim përshëndetur me fjalët ‘shihemi në shtator’. Ishte zhgënjim i madh”, kujton ajo.

Pas kësaj, prindi filloi të hetojë më shumë dhe zbuloi parregullsi të tjera. Sipas saj, drejtuesit e kopshtit nuk kishin licencë dhe aplikonin çmime në kundërshtim me kontratat zyrtare.

“Unë për një vit kam paguar 100 euro në muaj për gjysmë orari, ndërkohë që në kontratë – që sipas gjasave nuk është valide – shkruan 90 euro. Pra, jo vetëm që nuk kishin licencë, por edhe na kishin mashtruar financiarisht”, tha ajo për Insajderin.

Pa licencë dhe me pagesa të dyshimta – Kopshti ‘Blini’ denoncohet nga prindi: Ma larguan vajzën pa paralajmërim, ky është maltretim - Insajderi - cmimi

Kur kërkoi sqarim zyrtar, situata u përkeqësua. Mësueset e punësuara nga drejtoresha i komunikuan se fëmija nuk mund të vijonte më mësimin. N.M. kontaktoi përfaqësuesit e institucionit dhe kërkoi shpjegim me shkrim.

“I shkrova dhe kërkova sqarim. Tentuan të më mashtrojnë duke thënë se ma kishin dërguar një email për shkëputje të kontratës. Kam edhe screenshotin – një email i tillë nuk më ka ardhur kurrë. Pastaj më thanë se nuk kishte më vende të lira sepse kishin pranuar fëmijë nga lista e pritjes. Për emailin, më thanë se mund të ketë qenë ‘gabim teknik’”, rrëfen ajo.

Prindit iu propozua që vajza të mbetej pa shkollë deri në muajin tetor, “me shpresën se ndoshta atëherë do të lirohej një vend”.

“Vajza e pelqente shumë kopshtin, kishte krijuar afërsi me mësueset dhe shoqëri me fëmijët. Unë isha e gatshme të paguaj edhe për mësim tërditor – në kontratë shënohet 150 euro në muaj – por një opsion i tillë as nuk më u ofrua. Ky mungesë korrektësie dhe profesionalizmi më shtyu ta denoncoj publikisht rastin. Tani që pas hulumtimeve të mia kam kuptuar se kopshti nuk ka licencë, ndihem e lehtësuar që vajza ime nuk është më pjesë e tij”, deklaroi ajo.

Prindi shton se menjëherë ka gjetur një kopsht tjetër me standarde më të larta, por denoncimi bëhet për t’i vënë në dijeni prindërit e tjerë.

“Dua që prindërit të jenë të vetëdijshëm se çfarë mund t’i presë nëse i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshtin ‘Blini’”, potencoi ajo.

Si tentoi të mohojë përgjegjësinë drejtoresha

Gazeta Insajderi kërkoi koment edhe nga drejtoresha Liridona Hajdari.

Ajo fillimisht mohoi akuzat: “Prindërit janë njoftuar paraprakisht, përmes emailit zyrtar, rreth një muaj e gjysmë përpara ndryshimeve që janë bërë në institucion. Pra, nuk ka pasur vendime të papritura pa komunikim.”

Kur Insajderi kërkoi të shihte provën e emailit, Hajdari nuk dha më asnjë përgjigje.

Për më tepër, ajo shtoi se: “Fëmijët largohen vetëm në rastet kur prindërit nuk respektojnë kushtet e kontratës.”

“Kushtet e kontratës”, të cila bie në “ujë” për shkak se kopshti dyshohet se tash e 10 muaj po funksionin pa licencë.

Në anën tjetër, edhe vet Hajdari konfirmoi se kopshti aktualisht është në proces rilicencimi: “Kopshti ‘Blini’ ka qenë i licencuar dhe aktualisht ndodhet në procedura të rillicencimit sipas afateve dhe kërkesave ligjore të organeve kompetente. Të gjitha procedurat tona zhvillohen me transparencë të plotë dhe në përputhje me ligjin. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe për të ofruar dokumentacionin përkatës”, tha ajo për Insajderin.

Kontratën që e ka parë Insajderi, përveç faktit që mund të konsiderohet jo valide, paraqet dyshime edhe në përmbajtje, pasi nuk përcakton qartë periudhën për të cilën lidhet.

Bie në sy, pjesa për pagesa – më sakte i emëruar si Neni 6 i kontratës ku thuhet “Prindi/kujdestari është i obliguar që në javën e parë të muajit t’i kryejë obligimet financiare ndaj institucionit në shumën prej 150 euro. Dy fëmijë të një prindi: 140 euro zbritje. Gjysmë orari: 90 euro.”

Sipas prindit denoncues, ky nen nuk është respektuar, pasi ai ka paguar për një vit rresht 100 euro në muaj për gjysmë orari mësimi.

Për të sqaruar situatën në detaje, Insajderi ka dërguar pyetje shtesë në adresën e drejtoreshës, por deri në publikimin e shkrimit nuk ka marrë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë