Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj lajmeve se Kosova ka targetuar institucionet shëndetësore serbe në veri të vendit.
Ai ka thënë se kjo është një propagandë e Serbisë.
“Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht “Serbia run institutions in Kosovo”). Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor”.
Bislimi tha se inspektorët vendorë të tregtisë “kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse”.
“Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”.













