Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Prokuroria po tenton të dëshmojë zinxhir komandues, gjykatësit me pyetje ndaj Rubin po përpiqen të kuptojnë thelbin e vendimmarrjes në UÇK

16/09/2025 - 20:39
në Lajme
A A
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Agon Maliqi thotë se pyetjet e gjykatësve dhe kërkesat e tyre për sqarim drejtuar Rubinit e tregojnë thelbin e çështjes dhe “shqetësimin kryesor të tyre – të gjitha janë të përqëndruara te vetëm një temë: te të kuptuarit e vendimarrjes brenda UÇK-së”.

“Prandaj edhe po trajtohen në detaj Rambujeja dhe demilitarizimi si dy momente ku ka pasur vendimarrje të rëndësishme, apo edhe po fokusohet te përdorimi në dokumente i termave si “qeveri e përkohshme”. Kjo sepse i gjithë rasti i prokurorisë ndaj Thaçit është te përgjegjësia komanduese – nuk ka dëshmi të urdhërave të drejtpërdrejta për krime por vetëm dokumentim dhe dëshmi për disa krime të shpërndara në kohë dhe hapësirë të cilat i atribuohen një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale””, shprehet Maliqi.

Sipas Maliqit, “Prokuroria në këtë përpjekje artificiale për të ndërtuar rast masiv ka dalë nga binarët duke e ndërtuar një narracion krejt të shtrembëruar të luftës pa pikë konteksti, thuajse UÇK-ja doli në male për të kontrolluar territor prej pikës së qejfit, e jo pse po përballej me regjim gjenocidal. Barra e saj për të dëshmuar zinxhir komandues dhe aftësi apo fuqi të Shtabit të Përgjithshëm – e sidomos të Thaçit si pëfaqësues politik – për të pasur KONTROLL EFEKTIV mbi zhvillimet në terren në një lloj strukture si UÇK-ja dhe në një kontekst si lufta e Kosovës është tepër e lartë dhe vështirë e arritshme me standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Vërtetimi i kontrollit efektiv ka dështuar edhe në rastin e Gotovinës (në nivel të apelit) edhepse Kroacia ka pasur ushtri të konsoliduar në operacionin “Oluja”. Ka dështuar edhe në rastin e Milan Milutinovic, president i Serbisë, sepse sipas gjykatës së Hagës fuqia ka qëndruar në nivel federal te Millosheviqi”.

“Edhe përzgjedhja e gjykatësve përkon me këtë fokus të rastit. Njëri prej gjykatësve, zvicerani Mettraux, ka specializuar në temën “përgjegjësisë komanduese” madje ka shkruar libër për të. Ai përndryshe ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Gotovinës, bashkë me avokatin e Thaçit, Luka Misetic”, është shprehur ai në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)
Kryesore

Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

16/09/2025 - 23:17
“Dështim total – nënkalimi, parku industrial, parkingjet…s’janë nis fare” Selmanaj për Totajn
Lajme

“Dështim total – nënkalimi, parku industrial, parkingjet…s’janë nis fare” Selmanaj për Totajn

16/09/2025 - 22:48
Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes
Kryesore

Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes

16/09/2025 - 22:39
IPK arrestoi katër zyrtarë policorë në Mitrovicë nën dyshimin për “manipulim me prova”
Kryesore

IPK arrestoi katër zyrtarë policorë në Mitrovicë nën dyshimin për “manipulim me prova”

16/09/2025 - 22:00
Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës
Lajme

Arian Tahiri takon futbollistët e parë të Trepçës, kujtojnë ndeshjen e parë nga ku nisi rrugëtimi historik i klubit të Mitrovicës

16/09/2025 - 21:56
Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun
Lajme

Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun

16/09/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë