Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

17/09/2025 - 09:19
në Lajme
A A
7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër vite më parë, Fadil Nura premtoi ndryshime dhe projekte madhore për qytetin e Skenderajt. Sot, me pak ditë larg zgjedhjeve të reja lokale, shumë nga premtimet e tij duket se kanë mbetur vetëm fjalë. Nga 66 premtime të bëra gjatë mandatit 2021-2025, vetëm gjysma janë realizuar, ndërsa 7 prej tyre nuk kanë filluar fare, shkruan Insajderi.

Mes projekteve të papërmbushura spikatin disa që premtuan të ndryshonin fytyrën e qytetit.

Ndërtimi i një nënkalimi në sheshin qendror, një premtim që do të lehtësonte trafikun dhe sigurinë e qytetarëve, nuk ka filluar ende. Po ashtu, premtimi për krijimin e një zyre të veçantë për investimet e huaja nga diaspora mbetet i pazbatuar.

Kryetari aktual kishte premtuar gjithashtu ndërtimin dhe hapjen e muzeve që pasqyrojnë krimet e Serbisë gjatë luftës në Izbicë, Çirez dhe Rezallë, si dhe konservimin e Xhamisë së Çirezit dhe shndërrimin e saj në muze të luftës – projekte që nuk kanë parë ende dritën e realizimit.

Në fushën e infrastrukturës rurale, ndërtimi i pendës së ujit në Kuçicë mbetet gjithashtu një premtim i pambajtur.

Edhe në aspektin social, Nura kishte premtuar rritjen e kujdesit për fëmijët që jetojnë vetëm me njërin prind, një iniciativë që nuk është nisur fare.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 66 premtime gjithsej, vetëm 34 janë realizuar, 14 figurojnë gjysmë të përmbushura, ndërsa 11 kanë filluar minimalisht.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Skenderajt për arsyet e mosrealizimit të këtyre projekteve, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ky mandat ishte i pari për Fadil Nurën, por ai nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet e 12 tetorit, ku Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur Sami Lushtakun si kandidat për kryetar të komunës.

Në garë me Lushtakun ka dalë Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë