Ish-diplomati amerikan, James Rubin, për ditën e tretë me radhë po e vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Speciale.
Qysh në fillim të dëshmisë së tij, gjyqtari që nisi shtrimin e pyetjeve lëshoi një dokumentar të BBC-së, ku ish-sekretarja amerikane e shtetit, Medelin Albrigt fliste për Hashim Thaçin dhe rolin e tij në Konferencës e Rambujesë.
Duke i bazuar në këtë dokument, gjyqtari në fjalë e shtron pyetjen duke thënë se Thaçi ishte lideri i grupit.
Por, ish-diplomati amerikan i tregoi gjyqtarit se nuk ishte i saktë në pyetjen e tij.
Ai sqaroi se ish-sekretarja e shtetit në këtë dokumentar nuk e tha se Thaçi ishte një lider(në njëjës), por njeri nga liderët e konferencës.
“Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha “lideri”, tha “një prej liderëve”, dhe ka dallim të madh. Kur thua lideri, lider, ajo e krahasoi me Gerry Adamas, lideri i një grupi që urojmë të udhëhiqte kombin drejt liristë. Një drejtues, kjo është fjala e Klinton me të, Albright, dhe unë. Ne donim që ai të kthehej në udhëheqës. Me shpresë i lirë. Unë po ju korrigjoj, unë e dëgjova që tha një drejtues (a leader), të një grupi, jo drejtuesi (the leader), por drejtuesi i një delegacioni. Ishte një prej [tyre]. Pozicion udhëheqës, edhe nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, duhet bërë dallim i madh, sepse kërkonte aftësi udhëheqëse, këtë donim ne prej tij, të udhëhiqte njerëzit i tij, t’i çonte drejt paqes. Këta njerëz duhet t’i frymëzosh”, ka thënë ai.