Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka komentuar një video të lëshuar më herët të Veton Surroit. Kjo duke synuar të paraqitet se Thaçi e kishte kërcënuar Surroin në Rambuje.
Williams ka thënë se Surroi asnjëherë nuk ia shprehur një gjë të tillë.
Biseda:
Misetiq: Sa mirë e njihnit Surroin në shkurt 1999?
Williams: E njihja mirë, që prej asaj kohe kam pasur marrëdhënie shumë të fortë profesionale e personale me të.
Misetiq: Në shkurt 1999 a iu ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi?
Williams: Asnjëherë nuk më ka thënë asnjëherë, nuk më ka lënë të kuptoj, ose nuk më ka shfaur sjellje që ai ka qenë i kërcënuar nga Hashim Thaçi. Asnjëherë nuk më ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga Hashim Thaçi.