Dimal Basha, Kryetar i Zgjedhur i Kuvendit, tha se në takim me ambasadorin francez, Olivier Guerot, temë bisedime e kishin edhe “ndikimin rus në Evropë”.
Veç kësaj, Basha kërkoi edhe “heqjen e domosdoshme të masave (ndëshkuese) nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës”.
“Në takim trajtuam gjithashtu çështje me rëndësi gjeopolitike dhe strategjike, si ndikimi rus në Evropë, nevoja e mbështetjes nga Franca për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe domosdoshmëria e largimit të masave nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë. Ndër të tjera theksova se këta hapa do të ndikojnë pozitivisht në forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Bashës.