Komuna e Pejës i ka ndarë një tender kompanisë “BK – CONSTRUCTION SH.P.K”, e cila udhëhiqet nga një mbështetës i LDK-së. Vlera e kontratës është rreth 90 mijë euro. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se “kriteri ishte përkatësia partiake”.
Komuna që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, më 16.09.2025 ka nënshkruar një tender për “Ndërtimin e kanalizimit fekal në lagjen Kristal Xhemajl Kada”.
Kompania që fitoi kontratën është BK – CONSTRUCTION SH.P.K me një vlerë prej 87,625.00 euro.
Në garë ishte edhe një kompani tjetër por që u eliminua:
Ndërkohë në dosje të tenderit janë dhënë detaje se çfarë punë duhet kryer.
Komuna e Pejës i jep tender kompanisë së mbështetësit të LDK-së – Muhaxheri: Kriteri ishte përkatësia politike – Insajderi – FIK
Kush qëndron prapa “BK – CONSTRUCTION SH.P.K” dhe cila është lidhja e saj me LDK-në?
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) pronarë të kompanisë “BK – CONSTRUCTION SH.P.K” janë Besnik Muriçi dhe Kreshnik Muriçi.
Insajderi ka gjetur se Kreshnik Muriçi është edhe një mbështetës i hapur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia që aktualisht drejton Komunën e Pejës.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, por ai dha një përgjigje të drejtpërdrejtë duke konfirmuar ndikimin.
“Kriteri kryesor ka qenë përkatësia politike,” tha Muhaxheri për Insajderin.
Në anën tjetër, Kreshnik Muriçi, nga kompania fituese, tha se nuk ka pasur ndikim dhe se kanë fituar edhe më parë kontrata në këtë komunë.
“Jo nuk pas ndikim, kanë qenë dy oferta dhe kemi përmbushur kriteret. Nuk është tenderi i parë që fitojmë kemi edhe disa kontrata të tjera me Pejë por dhe komuna të tjera.”, tha ai për Insajderin.
Të dy pronarët shihen se janë të afërt edhe me kandidatin e LDK-së për asamble Shqiprim Muriqi.