Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Më kërcënoi para fëmijëve”, aktivisti i VV-së në Malishevë e denoncon kandidatin e partisë për kryetar komune

17/09/2025 - 21:10
në Lajme
A A
“Më kërcënoi para fëmijëve”, aktivisti i VV-së në Malishevë e denoncon kandidatin e partisë për kryetar komune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktivisti i Vetëvendosjes, Tafi Kastrati, ka pretenduar se është kërcënuar nga kandidati i së njëjtës parti për kryetar të Malishevës, Valon Hoti. Në një reagim, Kastrati ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur të martën, në prezencë të fëmijëve.

Sipas tij, këto reagime lidhur me mungesën e energjisë elektrike dhe ujit kanë nxitur reagimin e kandidatit Valon Hoti.

Kastrati shtoi se rastin e ka raportuar në polici dhe u ka bërë thirrje institucioneve të marrin përgjegjësi për problemet e qytetit.

Reagimi:

“Liria fletë e demokracia mbrohet!

Unë si qytetar i këtij vendi e aktivist politik kam reaguar e reagojë për çdo gjë që i ndodhë qytetit tim! Është e papranueshme që qyteti ynë të mbetet pa energji elektrike e pa ujë, duke na vështirësuar jetën e përditshme dhe duke dëmtuar bizneset lokale. Pa dritë e pa ujë nuk ka as dinjitet për qytetarin, as zhvillim për ekonominë.

Keto reagime të drejta duke gjetur edhe fajtor ne pengesën e tyre, kanë nxitur kandidatin për Kryetar Komune Valon Hotin që sot me më ndalë ne rrugë e në prezencë të fëmijë me me kërcenuar! Jo që më trembë një leckë e tillë por është e rrezikshme ku shkon mentaliteti dhe poshtërsia e njerzëve për të cilët kam kontribuar e angazhuar me bërë keso kërcenime!

Ato nuk më ndalin! Andaj sot rastin e kam raportuar ne polici sepse është obligim i imi, përveq që me i demasku ata që nuk kanë dinjitet rrespekt e nder ndaj vlerës zërit kritik

Unë besojë ne institucionët e mija për të cilat është dhënë mund gjak e sakrificë me i ndertu!

E për problemët tona që përballemi çdo ditë: Është koha që institucionet përgjegjëse të japin llogari dhe të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, jo vetëm arsyetime. Qyteti ynë meriton më shumë – meriton respekt, siguri dhe kushte elementare për një jetë normale.

#QytetiPaDritë #QytetiPaUjë #KërkojmëZgjidhje”

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë