Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Mitrovicë, ku janë vjedhur pajisje të makinerive elektrike të një kompanie ndërtimore, me një dëm financiar që arrin shifrën prej afro 100 mijë euro.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pronari i kompanisë ndërtimore “Lirigzoni”, Lirigzon Haxhiu, më 17 shtator është paraqitur në Policinë e Kosovës, ku ka raportuar se më datë 2 shtator në fshatin Vojtesh – Broboniq i janë vjedhur pajisjet e makinerive që shërbejnë për prodhimin e asfaltit.
Haxhiu ka deklaruar se vlera e dëmit të shkaktuar sillet mes 90 deri 95 mijë eurove, mirëpo rastin nuk e kishte paraqitur më herët për arsye personale.
Sipas informatave, në këtë rast është përfshirë njësia e hetimeve nga sektori i krimeve të rënda, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë duke vazhduar.