Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë| Faruk Mujka s’i kishte deklaruar fare para shtetit 60 mijë euro, kur u hetua tha se i ka kursime

18/09/2025 - 11:02
në Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë| Faruk Mujka s’i kishte deklaruar fare para shtetit 60 mijë euro, kur u hetua tha se i ka kursime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës dhe aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i N.P. “Ibër Lepenci”, si dhe ndaj Hysen Muzliukajt, ish-Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, aktualisht në pozitën e Drejtorit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mospërmbushje të obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, raporton Gazeta Insajderi.

Siç thotë dosja e prokurorisë, Faruk Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Hysen Muzliukaj, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shkëmbimi i pronave komunale me prona private.

Më 25 prill 2021, Faruk Mujka, duke vepruar në emër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe me ndihmën e Muzliukajt, i ka paraqitur Kuvendit të Komunës propozim-vendimin për ndërrimin e një pjese toke komunale me një pronë private. Prona komunale, në zonën e njësisë kadastrale me numër 012130, me sipërfaqe 139 m², ndodhej në lokacionin e njohur si “ish-Bankosi” në Mitrovicë, ndërsa prona tjetër ishte në emër të një qytetari të quajtur Basreta Isufi, në rrugën “Ali Zeneli”.

Dyshja, dyshohet se tejkaluan kompetencat e tyre zyrtare për të favorizuar persona të tretë, duke paraqitur Kuvendit Komunal një propozim-vendim për këmbimin e një prone si pronë komunale, ndonëse ajo ishte shpallur më parë me interes të posaçëm publik.

Veprimet e tyre dyshohet se kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Faruk Mujka akuzohet edhe për mosdeklarim të pasurisë. Siç e përshkruan Prokuroria Speciale në dosjen e saj, në shtëpinë e Mujkës u gjetën 60 mijë euro para të gatshme. Ato para s’ishin deklaruar kurrë nga Mujka para shtetit, përkundër që kjo s’ishte hera e parë që ai po barte pozita publike.

“Nga kjo pozitë, i akuzuari Faruk Mujka, i cili sipas Ligjit në fuqi për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë dhe të Dhuratave ishte i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, nuk e ka bërë këtë, në atë mënyrë që nga një datë e pavërtetuar e deri me datë 15.07.2023, në shtëpinë e tij ka poseduar shumën e mjeteve monetare në lartësi prej 60,050.00 euro (gjashtëdhjetë mijë e pesëdhjetë), shumë kjo e gjetur dhe sekuestruar gjatë zbatimit të urdhërkontrollit të Gjykatës në shtëpinë e tij në Mitrovicë, të cilat nuk i kishte i paraqitur fare në formularin e deklarimit të pasurisë së vitit paraprak në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit ashtu siç ishte i obliguar sipas ligjit, edhe pse e ka ditur se në deklaratë duhet paraqitur të gjitha të dhënat për shumat “kesh” që posedon”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Mujka para hetuesve kishte thënë se këto para janë të ligjshme, meqë i kishte kursime për më shumë se 20 vite. Megjithatë, kjo s’ia ka mbushur syrin Prokurorisë.

“Lidhur me kartëmonedhat e gjetura në banesën e tij, në shumën prej 60,050.00 Euro, gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, deklaron se këto të holla janë kursimet e tij gjatë gjithë viteve që kishte punuar, ngase 22 vite kishte punuar në organizata ndërkombëtare e po ashtu edhe bashkëshortja e tij punonte në bankë, prandaj të hollat ishin kursime familjare. Këto të holla, nuk i kishte deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit“, vijon dosja.

Prokuroria Speciale ka prezantuar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë si propozim shtesë që të ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik nga ana e Mujkës dhe Muzliukajt.

Mujka aktualisht është kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, por që duket se s’ka ndërmend të japë dorëheqje.

Ndërkaq Muzliuka përkundër që ende ishte nën hetime, para më shumë se një muaji u shpërbyle me një pozitë të lartë nga Qeveria në detyrë e Kurtit. Ai u vendos në krye të Institutit të Kosovës për Administratë Publike.

Ministri i Punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, në mbledhje të qeverisëb ëri të ditur se Muzliukaj do ta udhëheq këtë institucion me mandat katërvjeçar.

JU REKOMANDOJMË

Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah
Lajme

Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah

18/09/2025 - 14:10
NB Construction në Vushtrri, adresa që të bëheni me banesë komode dhe me çmime të arsyeshme!
Lajme

NB Construction në Vushtrri, adresa që të bëheni me banesë komode dhe me çmime të arsyeshme!

18/09/2025 - 14:01
Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në
Kryesore

Krejt çfarë Paul Williams tha në Hagë

18/09/2025 - 13:51
Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në
Kryesore

Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në

18/09/2025 - 13:39
Tahiri: Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota
Kryesore

Tahiri: Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota

18/09/2025 - 13:35
Para largimit, Trump dhe Melania në foto të përbashkët me familjen mbretërore britanike
Lajme

Para largimit, Trump dhe Melania në foto të përbashkët me familjen mbretërore britanike

18/09/2025 - 13:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë