Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga bombat e ’99-ës te sfidat e diplomacisë: A mban Kosova pa SHBA-në?

19/09/2025 - 20:37
në Lajme
A A
Nga bombat e ’99-ës te sfidat e diplomacisë: A mban Kosova pa SHBA-në?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova mori shumë nga Shtetet e Bashkuara: mbështetje, ndihmë, njohje. Në vitin 1999, kur dhuna e regjimit serb kërcënonte ekzistencën e saj, NATO-ja, me udhëheqjen e SHBA-së, ndërhyri. Sot, mbështetja është ende aty, por tensioni është i qartë. Vendime të perceptuara si të njëanshme, kritika dhe masa ndëshkuese po trondisin marrëdhënien më të rëndësishme të Kosovës. A mund të ecë Kosova përpara pa SHBA-në, apo po luan me fatin e saj?

Kosova ka ndërtuar shtetësinë e saj mbi mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1999, ndërhyrja e NATO-s nën udhëheqjen amerikane i dha fund dhunës së regjimit serb dhe hapi rrugën për liri e pavarësi.

SHBA ishte shteti kyç që njohu Kosovën dhe e përkrahu në rrugëtimin e saj drejt demokracisë e integrimit euroatlantik, duke investuar miliarda dollarë në reforma dhe zhvillim.

Por sot marrëdhëniet mes dy vendeve përballen me një sfidë serioze. Vendime të perceptuara si të njëanshme nga Uashingtoni, pezullimi i dialogut strategjik dhe masat ndëshkuese kanë krijuar tension të ndjeshëm.

Qeveria në detyrë e Kosovës i quan veprimet e saj të ligjshme, ndërsa ish-ambasadorë e analistë paralajmërojnë se prishja e raportit me SHBA-në do të ishte vetëshkatërruese.

Për më shumë se dy dekada, prania e trupave amerikane në Kosovë dhe mbështetja e tyre politike kanë qenë garancia më e madhe e sigurisë. Ekspertët paralajmërojnë se ftohja e kësaj aleance mund të krijojë vakum të rrezikshëm, të cilin aktorë si Rusia mund ta shfrytëzojnë.

Një sondazh i fundit tregon se 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin më të rëndësishëm. Megjithatë, një pjesë e shoqërisë kërkon ndryshim të udhëheqësve politikë dhe përmirësim të kushteve ekonomike.

Pyetja që qëndron mbi tavolinë është e qartë: a mund të ecë Kosova përpara pa SHBA-në, apo çdo hap që largon nga ky partner strategjik është rrezik i madh për të ardhmen e saj?/Radio Evropa e Lirë/

JU REKOMANDOJMË

Peci i përgjigjet Tahirit: Kam nivel të hekurt në nivel komunal, jap zotim publik e më mbani për fjale mbas katër vite
Lajme

Peci i përgjigjet Tahirit: Kam nivel të hekurt në nivel komunal, jap zotim publik e më mbani për fjale mbas katër vite

19/09/2025 - 23:00
Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është i prerë dhe i detyrueshëm, seanca me votim të hapur sa më shpejt
Lajme

Krasniqi: Dimal Basha e përfaqëson ‘më së miri’ Vetëvendosjen

19/09/2025 - 22:55
“Po bën konstatime të pasakta, s’po kam qare pa ndërhy”, Tahiri “çmonton” Pecin në debat
Lajme

“Po bën konstatime të pasakta, s’po kam qare pa ndërhy”, Tahiri “çmonton” Pecin në debat

19/09/2025 - 22:43
Krasniqi pas dështimit të seancës: Për deputetin Kurti më e rëndësishme është Haxhiu se qytetarët
Lajme

Krasniqi: Kurti e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët të raporteve me SHBA

19/09/2025 - 22:34
LDK: Sjelljet e Kurtit po i kushtojnë Kosovës, nuk e dinë as ABC-në e politikës
Lajme

LDK: Sjelljet e Kurtit po i kushtojnë Kosovës, nuk e dinë as ABC-në e politikës

19/09/2025 - 21:47
Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
Lajme

Çitaku: VV në mënyrë të sinkronizuar po i sulmon gjykatësit e Kushtetueses

19/09/2025 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është hetuesi i krimeve ekonomike Faton Hashani që po ndjekte Pecin, të cilit gruaja iu punësua në Ministrinë e Bujqësisë

    Ky është hetuesi i krimeve ekonomike Faton Hashani që po ndjekte Pecin, të cilit gruaja iu punësua në Ministrinë e Bujqësisë

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Patris Berisha publikon foto intime me Santiana Malokun

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • U largua sepse gjeti shkeljet ligjore të pushtetit të Besnik Osmanit – Komisioni rikthen në punë auditorin e përjashtuar, ja momenti kur i kumtohet lajmi ‘live’ në emision (Video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë (PAMJE)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë