Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën

20/09/2025 - 11:07
në Lajme
A A
Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori drejtimin e diplomacisë shqiptare në qeverinë e re të Ramës.

Për punën e re të saj për marrëdhëniet me jashtë, Spiropali mori urime edhe nga homologë të saj, përfshirë vendet e rajonit.

Një i tillë i erdhi edhe nga Marko Gjuriq i Serbisë, i cili e uroi atë, por jo pa tentuar të thumbojë për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Gjuriq i përmendi asaj “marrëdhënie fqinjësore të mira” mes Shqipërisë e Serbisë, duke tentuar ta fshehë faktin se Shqipëria e Serbia s’janë shtete fqinje, duke e pasë në mes Kosovën.

“Urime për Elisa Spiropali për emërimin si Ministre e Jashtme. Pres me padurim të eksploroj mënyra për të avancuar më tej marrëdhëniet Serbi-Shqipëri përmes dialogut konstruktiv, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe lidhjes rajonale”.

Gjuriq u tregua edhe më ‘zemërgjerë’ me shqiptarët, duke e falënderuar ish-kryediplomatin Igli Hasani për bashkëpunimin dhe i uroi “suksese të vazhdueshme” në rolin e tij të ri.

Spiropali ia ktheu me mirënjohje urimin homologut serb, por ia potencoi “partneritetin rajonal” me Serbinë dhe që ai bazohet në frymën e integrimit europian.

“Faleminderit Marko Gjuriq për urimet tuaja të përzemërta. Ndaj angazhimin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet Shqipëri-Serbi përmes dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, në frymën e partneritetit rajonal dhe integrimit në BE”, ka shkruar Spiropali në X.

Me marrjen e detyrës së re, Spiropali u zotua se do ta çojë përpara objektivin strategjik për Shqipërinë Europiane.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë
31/07/2026 - 00:20

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar paralajmërime të forta pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke u ndalur te ndërhyrjet e mundshme të...

Më shumëDetails

Punonjësi i BIRN-it të Jeta Xharrës me postim pro Albin Kurtit, mund t’ia kenë zili edhe militantët e VV-së

31/07/2026 - 00:16

Punonjësi i rrjetit BIRN të Jeta Xharrës, Labinor Leposhtica, ka dalë me një status që i thur lavd kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërkohë, ai është munduar të...

Më shumëDetails

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së
31/07/2026 - 00:04

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar disa nga vendimet kryesore politike të marra gjatë punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Ndër...

Më shumëDetails

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve

Abdixhiku heq pezullimin: LDK e gatshme për të diskutuar formimin e institucioneve
30/07/2026 - 23:14

Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm e Lëvizjen Vetëvendosje. Abdixhiku u shpreh se ka hequr pezullimin të...

Më shumëDetails

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime

Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime
30/07/2026 - 23:00

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, fokusi i LDK-së do të jetë përmbushja e kërkesës së dytë...

Më shumëDetails

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së

Brenda sallës, momenti kur u konfirmua se Abdixhiku i ka votat për të vazhdur si kryetar i LDK-së
30/07/2026 - 22:54

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi mundi krahun e partisë që e thirri Kuvendin për ta shkarkuar atë. Pasi votat u numëruan,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë