Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritika të forta për Gjykatën Speciale: Krejt çka tha James Rubin tri ditë pas dëshmisë në Hagë

21/09/2025 - 10:39
në Lajme
A A
James Rubin në dëshminë e tij përmend takime me Rugovën sa punonte për Biden: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-asistenti i Madeline Albright, James Rubin, tri ditë pas dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ka vazhduar të jetë aktiv duke komentuar procesin në Hagë si dhe zhvillimet në Kosovë.

Ai ka dhënë detaje nga dëshmia e tij, duke theksuar se me Hashim Thaçin nuk pati mundësi të takohet, por theksoi se ishte me dinjitet.

“Nuk e kam ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime”.

“Avokatët e tij, gjyqtarët ma kanë bërë shumë të qartë që nuk donin që unë të flisja me askënd për sa i përket dëshmisë gjatë kohës sa isha aty. Kjo është diçka e zakonshme”, tha Rubin në në Klan Kosova.

Tutje, Rubin tha se shpreson që ta shoh së shpejti Thaçin në liri dhe t’ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, teksa procesin e Gjykatës Speciale dhe akuzat kundër Thaçit i quajti si të tmerrshme dhe të rreme.

“Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës”.

“Absolutisht. Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku”, tha më tutje Rubin.

James Rubin foli edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur gabim. Por, shtoi se Amerika nuk ka qenë motori kryesor që insistonte në themelimin e saj.

“Sipas të gjitha gjasave, mendoj se ka qenë gabim në retrospektivë themelimi i kësaj gjykate. Por, sidoqoftë, ka qenë e rëndësishme të ndiqeshin dhe të dëgjoheshin gjyqtarët, dhe besoj se pasi të përfundojë e gjitha, do të lirohet Hashim Thaçi dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë,” theksoi Rubin.

“E them këtë sepse kur ishte president dhe kur kishte aktakuzë, ai ka bërë atë që ka menduar se ishte më e mira për popullin e Kosovës, pra që t’i dorëzohej gjykatës”, shtoi ai.

“Duhet ta them se nuk kam qenë në qeveri kur ka ndodhur kjo. Sa më kujtohet, ka qenë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe nuk mund të jem i saktë sa i përket kësaj. Nuk mendoj se ka qenë SHBA-ja motori kryesor prapa Tribunalit të Hagës, por ka qenë Bashkimi Evropian.”

“Kanë qenë liderët evropianë që e donin këtë gjykatë, për të treguar se Kosova ishte duke ndjekur sundimin e ligjit. SHBA-të ndoshta e kanë mbështetur këtë ide, por nuk mendoj se kanë qenë motori shtytës i kësaj,” ka thënë Rubin.

Rubin gjithashtu deklaroi se do të ishte tejet e rëndësishme që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri.

“Duke e marrë parasysh që për aktakuzë është dashur shumë vite që kjo të shndërrohej në një rast të vërtetë, do të ishte më e lehtë dhe më e arsyeshme që të mbrohej nga liria me ndonjë byzylyk në këmbë apo diçka tjetër, sepse ishte mëse e qartë se nuk do të ikte. Mënyra se si e quajti Edi Rama, nuk është aq larg nga faktet”, tha Rubin, njofton Klankosova.tv.

“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”, tha ai.

“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha Rubin./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

DASh: “Presidenti Trump iu dha fund 7 luftrave në 7 muaj”, në listë edhe Kosova–Serbia
Kryesore

DASh: “Presidenti Trump iu dha fund 7 luftrave në 7 muaj”, në listë edhe Kosova–Serbia

23/09/2025 - 22:41
Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

“Qeveria e bllokadës”, Ymeri për VV-në: Bllokadën e nivelit qendror, po e dëshirojnë nëpër komuna

23/09/2025 - 22:29
Evropa po punon për t’u shkëputur nga nafta ruse, thotë shefja e BE-së
Lajme

Evropa po punon për t’u shkëputur nga nafta ruse, thotë shefja e BE-së

23/09/2025 - 22:13
“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane
Lajme

“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane

23/09/2025 - 21:37
“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt
Lajme

“A bën biznes me villa vëllai yt”; “Asnjë biznes nuk e bën”: Debat i ashpër mes Kuçit dhe Ramosajt

23/09/2025 - 20:54
Osmani i përgjigjet Gjuriqit nëpërmjet këshilltarit: Po përpiqesh të mohosh kontributin e Presidentit Trump
Lajme

Osmani i përgjigjet Gjuriqit nëpërmjet këshilltarit: Po përpiqesh të mohosh kontributin e Presidentit Trump

23/09/2025 - 20:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet Rr.M pranë Gjykatës së Vushtrrisë për ndihmë në detyrim në rastin e Gerbeshëve

    Arrestohet Rr.M pranë Gjykatës së Vushtrrisë për ndihmë në detyrim në rastin e Gerbeshëve

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Çka më ha mu k*** për bashkëshorte”, Burri i Shkurte Gashit nervozohet me pyetjen për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike, teksa një nënë ankohet për padrejtësi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Gjykata e liron Emin Gerbeshin, u arrestua nën dyshimin për detyrim

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Zyrtare: U arrestuan për detyrim, gjykata cakton një muaj paraburgim për Avdullah, Kadri dhe Rrahman Gerbeshi, liron Emin Gerbeshin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohen dy persona në Mitrovicë, në auto-servisin e tyre u gjeten pjesë të një veture të vjedhur në Gjermani

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë