Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare: U arrestuan për detyrim, gjykata cakton një muaj paraburgim për Avdullah, Kadri dhe Rrahman Gerbeshi, liron Emin Gerbeshin

22/09/2025 - 23:48
në Kryesore, Lajme
A A
Arrijnë në gjykatë 4 anëtarët e familjes Gerbeshi, prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit (Pamje)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri përmes gjyqtarit të procedurës paraprake ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej një muaji për Avdullah Gerbeshi, Rrahman Gerbeshi dhe Kadri Gerbeshi, ndërsa Emin Gerbeshi e ka lënë të lirë duke ia vendosur disa kufizime, raporton Veriu.info.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake, ka vendosur me aktvendim në tri çështje të ndara penale, lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve: K.G., E.G., A.G. dhe Rr.G., ashtu që:

1. Në çështjen penale kundër të pandehurit K.G., për shkak të veprave  penale “Lëndim i lehtë trupor “ nga neni 185 par. 1 nën par. 1.4 të KPRK-së dhe veprës penale ”Arratisja e personit të privuar nga liria” nga neni 397 par. 1 të KPRK-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij të pandehuri, Gjykata Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur të aprovojë kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, që llogaritet nga data 21.09.2025 deri më 21.10.2025.

2. Në çështjen penale kundër të pandehurve A.G. dhe E.G., për shkak të veprës penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1 si dhe nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G., ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj të pandehuri E.G. dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit dhe personit të caktuar, ashtu që të pandehurit E.G., i ndalohet që t’i afrohet pronës së palës së dëmtuar A.A. në fshatin … – komuna …dhe personit A.A. në distancë prej 100 metra.Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë 1 (një) muaj, duke filluar nga data 21.09.2025, e deri më 21.10.2025.

3.E e ka aprovuar kërkesen e Prokurorise Themelore ne Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurëve A.G. dhe Rr.G.,  për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1 e lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.Paraburgimi sipas këtij aktvendimi, të pandehurve i llogaritet nga data 21.09.2025, e do të zgjasë deri me datën 21.10.2025.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë