Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrritja e kamatave për kredi – ekspertët përmendin politikat e BQK, inflacionin dhe krizën institucionale si arsye

27/09/2025 - 13:26
në Ekonomi, Lajme
A A
Rrritja e kamatave për kredi – ekspertët përmendin politikat e BQK, inflacionin dhe krizën institucionale si arsye
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme nga muaji i kaluar, duke rënduar buxhetet familjare dhe planet investuese të bizneseve, shkruan Radio Evropa e Lirë

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, duke u paraqitur si klientë të interesuar, testuan tregun bankar në fund të gushtit.

Dallimi ishte i dukshëm: disa banka ofruan kredi me norma interesi mbi 7%, njëra 8% – nga rreth 6% sa ishin më parë – ndërsa për bizneset normat ngjiteshin mbi 10%.

Punonjësit bankarë dhanë përgjigje të ngjashme: “Kamatat janë rritur shumë”, por askush nuk dha një shpjegim të qartë pse.

Në pyetjet drejtuar disa bankave për këtë çështje – përfshirë Raiffeisen, BKT, ProCredit, NLB, TEB dhe BPB – Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje.

Por, rritjen e konfirmon Banka Qendrore e Kosovës (BQK), edhe pse me shifra më të ulëta nga sa e paraqesin bankat.

Sipas të dhënave të BQK-së, dërguar REL-it, norma mesatare e interesit në kredi në korrik të vitit 2025 ishte 6.38%, nga 6.17% një vit më parë.

Sipas punonjësve bankarë, rritja faktike nisi nga gushti e këndej.

Faktorët që ndikuan në rritjen e kamatave
Ekspertët financiarë thonë se rritja e normave të interesit lidhet kryesisht me tre faktorë: politikat e Bankës Qendrore të Kosovës, inflacionin dhe krizën institucionale.

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shpjegon se një ndikim të madh ka pasur rritja e rezervave të detyrueshme që bankat duhet t’i mbajnë.

Derisa më parë bankat mbanin kapital prej 8% deri në 12% të aseteve të rrezikuara, nga qershori i këtij viti BQK-ja e ka rritur këtë normë në 10% deri në 14%.

Kjo do të thotë se për çdo kredi të dhënë, bankat duhet të mbajnë më shumë kapital rezervë. Dhe, për ta kompensuar këtë “bllokim kapitali”, bankat shpesh rrisin normat e interesit ndaj klientëve, thotë Mehmeti.

“Për shembull, nëse një bankë jep kredi prej 100 milionë eurosh, më parë duhej të mbante tetë milionë euro kapital, ndërsa tani janë dhjetë milionë – dy milionë euro më shumë të bllokuara që nuk mund të përdoren për kredi të reja”, shpjegon Mehmeti, themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo çështje ishte e rregulluar me Rregulloren për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, të vitit 2015, që përcaktonte mbajtjen e kapitalit nga 8% deri në 12% të totalit të aseteve të rrezikuara.

Por, BQK-ja konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka vendosur një shtesë prej 2% mbi asetet me rrezik.

Ky vendim u mor vitin e kaluar, por zbatimi i tij nisi në qershor dhe synon “të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit financiar në Kosovë”.

Mehmeti thotë se një tjetër arsye për rritjen e normave të interesit është edhe rritja e inflacionit.

Në gusht të këtij viti, inflacioni arriti në 4.5%, krahasuar me 1.4% në gusht të vitit të kaluar.

“Kur çmimet rriten, paraja humb vlerë”, thotë Mehmeti dhe, për t’u mbrojtur nga kjo humbje, bankat rrisin normat e interesit.

“Inflacioni i lartë rrit rrezikun që qytetarët të mos përballojnë pagesat e kredive, pasi shpenzimet e përditshme janë më të larta. Kjo i shtyn bankat të kërkojnë një prim më të madh për rrezikun, duke çuar në kamata më të larta”, shton Mehmeti.

Përveç faktorëve ekonomikë, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se në rritjen e normave të interesit ka ndikuar edhe kriza politike.

Kosova, tash e sa muaj, është me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend të konstituuar plotësisht.

Bektashi thotë se mosmarrja e donacioneve apo kredive ndërkombëtare, që kërkojnë miratim me dy të tretat e votave në Kuvend, ka zvogëluar qarkullimin e euros në treg.

“Mungesa e parasë ul ofertën dhe rrit kërkesën për kredi, duke shtyrë bankat t’i rrisin kamatat”, shpjegon Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të bllokadës institucionale, tetë marrëveshje ndërkombëtare për financime dhe kredi me Bashkimin Evropian, të publikuara vitin e kaluar në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk janë miratuar ende.

Si për Mehmetin, ashtu edhe për Bektashin, situata është interesante për tregun bankar, pasi normat e interesit për kredi po rriten, ndërsa ato për depozita më ngadalë.

Bektashi thotë se ulja e normave të interesit për kredi mund të arrihet përmes rritjes së konkurrencës.

“Të licencohen banka të reja që të hyjnë në tregun e vendit, në mënyrë që t’i detyrojnë bankat ekzistuese t’i ulin normat e interesit”, thotë Bektashi, duke shtuar se fitimet e bankave, aktualisht, janë të larta.

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit dhe të depozitave, duke u bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt te to.

Sipas BQK-së, tregu bankar funksionon si një treg i lirë, ku kushtet e tregut përcaktojnë koston e fondeve dhe të kredive.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, ndërsa funksionojnë edhe nëntë institucione mikrofinanciare që ofrojnë kredi për qytetarët. Megjithëse kushtet e këtyre të fundit janë më të lehta, normat e interesit që aplikojnë janë dukshëm më të larta, rreth 20 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
14/09/2026 - 23:02

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Në një reagim, VV ka thënë se Sejdiu ishte kandidat i...

Më shumëDetails

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale
14/09/2026 - 22:52

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve. Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh...

Më shumëDetails

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën
14/09/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Mustafa ka bërë thirrje për...

Më shumëDetails

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 22:15

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë...

Më shumëDetails

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, vjen reagimi nga Arbërie Nagavci

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
14/09/2026 - 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President ësht ëhumbjë për një proces që do duhej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë