Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në New York: Pa takime të rëndësishme, me përgjigje të forta SHBA-së e duke dhënë “mësime për vendet e tjera”

29/09/2025 - 16:45
në Lajme
A A
Kurti në New York: Pa takime të rëndësishme, me përgjigje të forta SHBA-së e duke dhënë “mësime për vendet e tjera”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me lavde për veten dhe kritika për SHBA-në, Albin Kurti po qëndron në New York, nga ku tha se Washingtoni po e godet për shkak të sundimit të ligjit. Pa ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues amerikanë apo botërorë, kryeministri në detyrë i Kosovës mundi t’i shtrëngonte duart vetëm me kryeministrin e Belgjikës, dy kongresistë dhe përfaqësues nga Omani, Belizeja e Granada. Pjesa tjetër ishte me pjesëmarrje në një diskutim dhe aktivitete që përfshinin homazhe, takime me diasporën e praninë në ngjarje komunitare të shqiptarëve.

Gazeta Express

Pas më shumë se gjysmë viti i mbetur kryeministër në detyrë, në një krizë gjithnjë e më të thelluar institucionale në vend dhe me marrëdhënie të përkeqësuara me aleatin kryesor të vendit, SHBA-në, Albin Kurti të enjten shkoi në New York, ku, siç tha zyra e tij, do të zhvillonte “takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

Duket se po qëndron ende atje, meqenëse nuk ka ndonjë gjurmë të kthimit të tij në Prishtinë.

Ndërkohë që diplomatë amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan në Kosovë një qeveri me të cilën ndajnë prioritete të përbashkëta dhe ankohen se kjo s’po ndodh aktualisht, Washingtoni së fundmi pezulloi për një kohë të pacaktuar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, pikërisht për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Nga SHBA-ja, Kurti befas përmendi sundimin e ligjit si arsyen që SHBA-ja e goditi atë dhe qeverinë e tij në këtë mënyrë.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në SHBA, Kurti pranoi se ka probleme me Amerikën. Pasi iu kërkua shpjegim për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën nga ana e SHBA-së, ai tha kështu: “Është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”.

Kurti e përshkroi në tri dimensione raportin e tij me SHBA-në, ndërsa konfirmoi se ka “disa pengesa” në diplomaci.

“Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha Kurti.

Kur SHBA-ja njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën – për shkak të Kurtit – përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, u tha se “fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”.

Kjo, Kurtit i duket normale.

“Unë u dukem atyre shumë ndryshe nga paraardhësit e mi. Ky është mallkim nga pasardhësit e mi, të cilët kanë qenë të butë. Unë jam normal, por dukem ekstrem. Kjo është për shkak të paraardhësve të mi të cilët nuk kanë qenë normalë”, tha ai gjatë atij bashkëbisedimi në SHBA.

Pak ditë pas pezullimit të dialogut strategjik, Ambasada amerikane në Kosovë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë “mike e afërt e popullit të Kosovës”, por shtoi se “na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha së fundmi se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është pasojë e një grumbullimi frustrimesh të SHBA-së ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar veçanërisht kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se si Administrata Biden, ashtu edhe Administrata Trump, kanë “shqetësime për cilësinë e partneritetit me kryeministrin në detyrë, Kurti” dhe kanë prioritete që bien në kundërshtim me ato të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Kurti, megjithatë, përmendi në SHBA arritje të mëdha që tha se i ka shënuar në udhëheqjen e vendit të vogël ballkanik. Gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të universitetit The New School, ai tha se disa nga politikat e tij mund të shërbejnë edhe si “mësime të dobishme për vendet e tjera”.

“Shpresoj sinqerisht që arritjet që i kam përmendur deri më tani të mund të ofrojnë disa mësime të dobishme për vendet e tjera”, tha ai ndër tjerash, ndërsa shprehu bindjen për të qeverisur edhe më tej me vendin.

Kë e takoi Kurti në SHBA

Pa ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues amerikanë apo botërorë, Kurti këtyre ditëve mundi të takojë vetëm me përfaqësues të vendeve më të vogla dhe dy kongresistë amerikanë.

Vizita e Kurtit u karakterizua me takime bilaterale me kryeministrin e Belgjikës dhe përfaqësues nga Omani i Lindjes së Mesme, Belizeja e Amerikës qendrore e nga shteti ishullor i vogël në Karaibe, Granada.

Pjesa tjetër e vizitës ishte me pjesëmarrje në një diskutim dhe aktivitete që përfshinin homazhe, takime me diasporën e praninë në ngjarje komunitare të shqiptarëve.

Me të mbërritur në New York të enjten, Kurti u takua me kryeministrin e Belgjikës, Bart De Wever.

Po atë ditë e takoi edhe ministrin e Jashtëm të Omanit, Al Busaidi.

Të nesërmen, Kurti pati një takim me kryeministrin e Belizesë, John Briceño.

Atë ditë, pra të shunën, u takua edhe me kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell.

Të dielën, Kurti u takua me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, George Latimer e më pas me kongresistin nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler.

Përveç pjesëmarrjes në diskutimin e Institutit Zolberg të dielën, Kurti një ditë më herët bëri homazhe në New York pranë varrezave të Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, vëllezërve të vrarë nga forcat serbe 26 vjet më parë. Atë ditë ishte edhe në një organizim të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në shënim të ditëlindjes së 85-të të Joseph DioGuardit, ish-kongresistit amerikan. Kurti u takua me shqiptarë në Qendrën “Nëna Terezë” në Hartsdale të New Yorkut, me përfaqësues dhe anëtarë të Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë, APEN, si dhe me drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Peja” atje.

JU REKOMANDOJMË

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale
27/07/2026 - 23:04

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur gjerësisht për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës bie ndërsa SHBA-të dhe Irani ndërpresin sulmet

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
27/07/2026 - 22:20

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm me shpresën se një ndërprerje e sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në konflikt, ka raportuar...

Më shumëDetails

Deliu: Sulmet online ndaj grave janë sistematike, asnjëherë nuk u atakuan zyrtaret e VV-së

“I mori 2500 euro pa shkuar në Komision”, Blerta Deliu padit Albulena Haxhiun për shpifje
27/07/2026 - 22:15

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të...

Më shumëDetails

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve
27/07/2026 - 22:06

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduan për...

Më shumëDetails

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit
27/07/2026 - 21:50

Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin...

Më shumëDetails

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme
27/07/2026 - 21:26

Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari i saj, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë