Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

27/07/2026 - 14:33
në Lajme
A A
“Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autori i emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, i ka bërë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të distancohet nga profilet e rreme, të cilat ditët e fundit kanë nxitur debat të gjerë publik për shkak të përmbajtjeve sulmuese ndaj kundërshtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një reagimi publik, Jupolli i ka kërkuar Kurtit të mbajë qëndrim për këtë çështje, edhe nëse personat që fshihen pas këtyre profileve janë pjesë e VV-së.

Sipas tij, heshtja nuk i zbeh veprimet e tyre, raporton Klankosova.tv.

“Distancohu Albin! Qashtu qysh t’njoh unë, ti urren frikacakët. Sidomos ata që tuten me dalë me emën e mbiemën e mshefen mas profileve e identiteteve të rreme. Me pshurrana kishe met hala tu e shetit magarin per sheher . Albin une edhe shum tjer t’ kemi perkrah pa maska , e pa rroga ! IDEALISTA hesapi.”

Jupolli ka thënë se nuk mund ta besojë që Kurti do të qëndronte në të njëjtën anë me persona që, sipas tij, sulmojnë identitetin e shqiptarëve, duke i bërë sërish thirrje që të distancohet prej tyre.

“Albin, qaq sa t’njoh unë e qysh je prezantu ndër vite, nuk muj me besu që kishe me qëndru në ni krah me ata që e sulmojnë identitetin e shqiptarit, kodin e zakonit tonë, at kod ku Nana, Motra e Fisi janë të shenjtë e mbrohen me jetë e me gjak. Distancohu! Kushdo qofshin këta. Edhe nëse janë njerëz të fortë mrena organizatës tane. Heshtja në raste të tilla nuk i ban ma të vogla veprimet e tyne.

Ti je kanë i burgosun. Ti e din çka don me thanë me ta marrë dikush emnin, dinjitetin e identitetin. E din që shqiptari nuk e drejton gishtin pa pas përgjegjësi për fjalën që e thotë. Mos i le pshurranat me u fsheh mas emnit tand. Distancohu prej tyne. Pshurranat nuk janë bijtë e revolucionit. Janë hienat e të mirave të sistemit. Revolucionin e thërrasin veç kur u konvenon, e privilegjet nuk i lëshojnë kurrë.”

JU REKOMANDOJMË

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Ndonëse prezente në Kuvend, opozita s’voton për praninë në sallë
26/10/2026 - 22:53

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
26/10/2026 - 22:32

Ramush Haradinaj nga Aleanca ka deklaruar se ndryshim-ligji për Gjykatën Speciale është tërhequr pa lejen e tij. Ai tha në “Pressing” të T7 se nuk e di çka...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta

Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
26/10/2026 - 22:18

“Ata duhet me u liru”, tha ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për ish-krerët e UÇK-së të cilët janë dënuar në Hagë. “Ja kam pas shumë herë inati Hashimit...

Më shumëDetails

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore
26/10/2026 - 22:08

Daut Haradinaj nga Aleanca ka paralajmëruar pasoja ligjore ndaj kujtdo që e përmend mbiemrin Haradinaj pa fakte. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe ndaj avokates që kishte përfaqësuar viktimën...

Më shumëDetails

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi
26/10/2026 - 21:25

Në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të kujtimit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikishtë mbrëmjen e së dielës në Pejë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Ram,...

Më shumëDetails

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
26/10/2026 - 21:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë filluar sot stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë